• Monday, 03 February 2025

Presidenti kolumbian e quajti Trampin "fashist" dhe e krahasoi me Hitlerin për deportimet e emigrantëve

Presidenti kolumbian e quajti Trampin

 Bogotë, 2 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti kolumbian Gustavo Petro e krahasoi politikën e deportimit të emigrantëve të paligjshëm, të zbatuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, me politikën e liderit nazist të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitlerit, raportuan mediat kolumbiane.

Në intervistën e djeshme  për Junivizhën" (Univision), Petro e quajti Trampin fashist dhe i krahasoi veprimet e administratës së tij me ato të Gjermanisë naziste, në lidhje me kthimin e emigrantëve të paligjshëm në pranga nga SHBA-ja në Kolumbi, për të cilët Trampi tha se u transportuan në atë mënyrë sepse "janë vrasës", bosë të drogës dhe përdhunues", raportoi Colombiaone.com. 

Gjatë intervistës, Petro pranoi se nuk ka folur kurrë personalisht me Trampin dhe se nuk e njeh mirë, por duke u bazuar në retorikën e Trampit, ai beson se presidenti amerikan është fashist.

"E dëgjova Trampin të thotë në fjalimet e tij se "të gjithë emigrantët janë kriminelë", duke kriminalizuar një grup të tërë njerëzish dhe kjo është një ideologji fashiste", tha Petro. 

Ai tha se "e gjithë popullata nuk mund të kriminalizohet" dhe se kjo është arsyeja pse beson se pikëpamjet e Trampit janë në përputhje me fashizmin. 

 Presidenti kolumbian tha se sot në qytetet në SHBA "po kryhen bastisje".

 I pyetur drejtpërdrejt nga një gazetar nëse presidenti kolumbian mendon se Donald Tramp është fashist, Petro u përgjigj pozitivisht.

 Petro sugjeroi se qëndrimi i Trampit për të si komunist ishte i ndikuar nga dezinformatave të kolumbianëve të pasur që jetojnë në SHBA.

 Deklarata e Petro vjen pas akuzës së Tramp në lidhje me shtetasit kolumbianë të dëbuar së fundmi në Kolumbi, të cilët ai tha se ishin vënë në pranga sepse ishin anëtarë të një karteli droge.

 Dy ditë më vonë, Trampi përsëriti se "këta emigrantë të lidhur me zinxhirë janë vrasës, dilerë të drogës, përdhunues" dhe se ata i bëjnë kriminelët amerikanë "të duken si njerëz të mirë".