Hamasi njofton se do të vazhdojë rezistencën e tij në Bregun Perëndimor të pushtuar
- Grupi palestinez Hamas tha sot se vala e rezistencës në Bregun Perëndimor të pushtuar nuk do të ndalet dhe se përpjekjet e regjimit izraelit për të imponuar planet e tij të aneksimit dhe zhvendosjes nuk do t'i sjellin asgjë tjetër veçse disfatë njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
- Post By Sara Ademi
- 15:30, 2 February, 2025
Teheran, 2 shkurt 2025 (MIA) - Grupi palestinez Hamas tha sot se vala e rezistencës në Bregun Perëndimor të pushtuar nuk do të ndalet dhe se përpjekjet e regjimit izraelit për të imponuar planet e tij të aneksimit dhe zhvendosjes nuk do t'i sjellin asgjë tjetër veçse disfatë njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Hamasi e bëri njoftimin në përgjigje të sulmeve izraelite me dron në qytetin Xhenin të Bregut Perëndimor dhe qytetin e afërt Kabatia disa orë më parë.
Në kumtesë, Hamasi tha se "regjimi sionist pushtues vazhdon të përshkallëzojë dhunën e tij" dhe se "sulmet e fundit nxjerrin në pah taktikat agresive të regjimit dhe përpjekjet e tij të kota për të shtypur rezistencën në rritje të popullit palestinez".
"Dhuna e vazhdueshme, duke përfshirë vrasjet e liderëve të rezistencës dhe sulmet brutale në Bregun Perëndimor, nuk do të frenojnë valën e rezistencës atje dhe nuk do të dobësojë vendosmërinë e popullit palestinez që mbetet i përkushtuar ndaj konfrontimit derisa toka e tyre të çlirohet nga pushtimi", deklaroi Hamasi.
Armata izraelite vrau të paktën pesë palestinezë, duke përfshirë një fëmijë, në sulme të veçanta me dron mbrëmë në Xhenin dhe Kabatia, në veri të Bregut Perëndimor, raportoi IRNA. sa/
foto: Arkivi i MIA-s