Putini: Evropa shpejt do ta "përdredh bishtin" para Trampit
- Presidenti rus Vladimir Putini tha sot se presidenti amerikan Donald Trampi shumë shpejt do të vendosë rend dhe se elitat evropiane do të "qëndrojnë para këmbëve të padronit" dhe "të dredhojnë bishtin".
Moskë, 2 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini tha sot se presidenti amerikan Donald Trampi shumë shpejt do të vendosë rend dhe se elitat evropiane do të "qëndrojnë para këmbëve të padronit" dhe "të dredhojnë bishtin".
"Ju siguroj, Tramp, me karakterin e tij, me këmbënguljen e tij... Do të vendosë shum shpejt rend. Dhe të gjithë, do ta shihni, së shpejti, të gjithë do të qëndrojnë para këmbëve të padronit dhe pak do ta dredhojnë bishtin", tha Putin në një intervistë me kanalin Telegram të gazetarit Pavel Zarubin, raportoi Vm.ru.
Ai shtoi se çdo gjë do të vijë në vend së shpejti.
Në intervistë, Putini e kritikoi refuzimin e Evropës për të ftuar Rusinë për të përkujtuar çlirimin e kampit nazist të përqendrimit Aushvic, që ndodhet në Poloni.
Foto: Arkivi i MIA-s