• Monday, 03 February 2025

Tre adoleshentë humbën jetën në Kosovë pas shembjes së një shtëpie të pabanuar

Tre adoleshentë humbën jetën në Kosovë pas shembjes së një shtëpie të pabanuar

 Prishtinë, 2 shkurt 2025 (MIA) - Tre adoleshentë kanë humbur jetën pas shembjes së në një shtëpi të braktisur në juglindje të Kosovës, pas së cilës policia ka nisur hetimet për aksidentin, raportojnë mediat kosovare.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Jabllanicë mbrëmë kur një pjesë e tavanit të strukturës është shembur, duke bllokuar brenda tre adoleshentë. 

 Prokuroria e Kosovës njoftoi sot se po "ndërmerren të gjitha veprimet hetimore” dhe theksoi se trupat janë dërguar për obduksion.

 Mediat lokale raportuan se shtëpia ishte e pabanuar për dekada dhe se viktimat ishin të moshës 14 deri në 15 vjeç.