• Sunday, 16 March 2025

Taravari: Njëzet nga të lënduarit më rëndë nga zjarri do të mjekohen jashtë vendit

Taravari: Njëzet nga të lënduarit më rëndë nga zjarri do të mjekohen jashtë vendit

Shtip, 16 mars 2025 (MIA) - Njëzet pacientët më të lënduar nga zjarri në një diskotekë në Koçan do të transferohen për mjekim jashtë vendit, tha sot ministri i Shëndetësisë Arbër Taravari, pas vizitës në Spitalin klinik në Shtip.

Sipas tij, pacientët do të transportohen për mjekim në Bullgari, Turqi, Greqi dhe Beograd, ndërsa trajtim kanë ofruar edhe nga Shqipëria dhe Holanda.

"Sipas anesteziologëve tanë, 18 deri në 20 pacientë do të duhet të transportohen jashtë vendit për mjekim të mëtejshëm për ata që janë më kritikë. Ia lashë ekipit të anesteziologëve të përcaktojë se ku mendojnë se do të ishte më mirë për trajtimin e mëtejshëm për pacientët më kritikë”, tha ministri.

Në Spitalin e Shtipit janë shtruar 39 persona, të cilët siç tha Taravari janë në gjendje relativisht të mirë. Në përgjithësi kanë pasur djegie, por disa kanë pasur edhe fraktura.

“Nëse ka nevojë për transferim në Qendrën Klinike – Shkup, ne do të intervenojmë”, theksoi ministri.

Në Spitalin e Koçanit janë hospitalizuar 30 pacientë, 31 në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike në Shkup, 28 në Kirurgjinë e qytetit dhe 24 në “8 Shtatori”. Shumica e të hospitalizuarve, theksoi, janë shumë të rinj.

Spitalet, sipas Taravarit, kanë në dispozicion materiale mjekësore, pajisje dhe ilaçe dhe pacientëve u jepet gjithçka që u nevojitet, si dhe kanë sasi të mjaftueshme të derivateve të gjakut. ls/

Foto: MIA