• Monday, 17 March 2025

Edhe katër pacientë të tjerë transportohen në Kroaci

Edhe katër pacientë të tjerë transportohen në Kroaci

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Edhe katër pacientë të tjerë që ndodheshin në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Sh. Naumi i Ohrit” me autoambulancë sot vonë pasdite janë transportuar në aeroport, prej nga do të transportohen për në Kroaci.

Në këtë klinikë ndodhen gjithsej 29 pacientë.

Më herët gjatë ditës, drejtori i Klinikës universitare për sëmundje kirurgjike “Sh. Naumi i Ohrit”, Nebojsha Nastov, në një deklaratë për media bëri të ditur se grupi i parë prej dy pacientësh të cilët ishin në mbështetje respiratori me transport ajror u transportuan në spitalin e Sofjes, ku kanë një repart të specializuar për trajtimin e djegieve. Ai ka theksuar se grupi i dytë prej dy pacientëve të cilët janë larguar nga spitali para pak minutash, në marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, janë transportuar në spitalin ushtarak në Nish dhe spitalin ushtarak në Beograd.

Foto: MIA