Mickoski: Nuk do të ketë mëshirë për askënd, prej nesër fillon aksion për kontroll të të gjitha objekteve hotelierike
- – Kryeministri Hristian Mickoski në konferencë për media në Qeveri paralajmëroi se prej nesër do të fillojë aksion i kontrollit të të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, në të cilën deri më tani humbën jetën 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar. Në pyetjen e gazetarëve nëse do të japë dorëheqje, tha se derisa nuk e mposht të gjithë këtë sistem të korruptuar, nuk do të japë dorëheqje, ndërsa për besimin e një politikani do të shihet në zgjedhje.
- Post By Fitore Curri
- 22:30, 16 March, 2025

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski në konferencë për media në Qeveri paralajmëroi se prej nesër do të fillojë aksion i kontrollit të të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, në të cilën deri më tani humbën jetën 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar. Në pyetjen e gazetarëve nëse do të japë dorëheqje, tha se derisa nuk e mposht të gjithë këtë sistem të korruptuar, nuk do të japë dorëheqje, ndërsa për besimin e një politikani do të shihet në zgjedhje.
“Prej nesër vazhdon aksion në drejtim të kontrollit të të gjitha dokumenteve, të gjitha licencave, të gjitha lejeve për ndërtim, të gjitha lejeve për përdorim, leje për punë dhe jam i bindur se do gjejmë qindra, dhjetëra... Një milimetër po të mungojë do të mbyllen, këtu nuk do të ketë mëshirë për askënd”, tha Mickoski.
Mickoski tha se objekti ku ndodhi zjarri ka pasur licencë të falsifikuar për punë nga data 13 mars 2024, e nënshkruar nga seketarja e atëhershme shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiq Duroviq.
“Me gjithë rrezikun që mund të ndikoj në hetim, ja si duket licenca - firmosur nga sekretari shtetëror në atë kohë. Por e njëjta licencë duket edhe kështu - Dallimi i vetëm është se dy numrat e parë, që në rastin e parë janë 51, dhe në të dytin 15, janë nën të njëjtin numër arkivi dhe imagjinoni, aty është regjistruar një dokument që është komunikim me investitor të huaj, dhe pronari i lokalit i ka këto dokumente”, tha Mickoski, duke ua treguar dy dokumentet gazetarëve.
Në pyetjen e gazetarëve, konfirmoi se bëhet fjalë për licencë për kabare.
Në pyetjen, edhe pse bëhet fjalë për licencë të falsifikuar, vlefshmëria e saj ka përfunduar dy ditë para se të ndodhë zjarri, Mickoski tha se kjo varet nga ajo kur ka hyrë në fuqi por numri i arkivit është nga 13.03,2024, që, siç tha, nënkupton se më 14.03.2025 ajo kishte skaduar.
Në pyetjen se a do ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, thotë se nuk ekziston dokument i tillë në të cilin thuhet se ISHT është kompetente 365 ditë të vitit.
“Me çfarë logjike duhet të shkarkojmë drejtorin e ISHT-së. Para së gjithash, ky dokument është i falsifikuar, nuk ka licencë. Inspektorati nuk është kompetent çdo ditë, 365 ditë në vit. Nuk ka asnjë dokument të tillë, asnjë dispozitë të tillë dhe as në asnjë ligj që ai duhet të kontrollojë objektet çdo ditë, 365 ditë në vit. Ato kontrollohen me aplikim. Hera e fundit që një inspektor shtetëror u shfaq atje ishte në vitin 2022. Pse atëherë nuk ka evidentuar lëshime dhe mangësi, kjo është pyetje shtesë dhe do të vijojë hetim shtesë”, tha kryeministri.
Në pyetjen se nëse ka skaduar licenca, pse policia nuk e ka mbyllur objektin, Mickoski tha se policia nuk ishte aty të kontrollojë nëse ka licencë të vlefshme ose jo, por është bërë kontroll sepse kanë ekzistuar informacione dhe dyshimi i bazuar se po bëhet tregti me substanca të palejueshme dhe se në vend ka të mitur.
“Policia vjen pesë minuta para se të ndodhë kjo ngjarje fatkeqe. Dhe në atë moment një grup punonjësish policie ndodhet me një person që dyshohet se bënte tregti të paligjshme të materialeve të paligjshme, ndërsa punonjësi i policisë, i cili fatkeqësisht ka vdekur, po kontrollon identifikimin e të ftuarve dhe po konstaton nëse janë të mitur apo jo”, u përgjigj kryeministri.
Për atë se a do të kërkojë përgjegjësi nga kryetari, Mickoski u përgjigj se objekti ishte regjistruar si kabare dhe sipas Ligjit për hotelieri kabareja nuk është kompetencë e kryetarit, por e Ministrisë së Ekonomisë dhe ka orar të punës prej orës 22 deri në orën 4 të mëngjesit.
I pyetur nëse do të japë dorëheqje, kryeministri tha se derisa nuk e mposht të gjithë këtë sistem të korruptuar, nuk do të japë dorëheqje.
"Së pari do t'i mposhtim të gjithë ata që e sollën këtë sistem korruptiv të korruptohet, për atë që ndodhi në Spitalin Modular, për gjithçka që ndodhi, dhe shërbëtorët dhe lakejtë e tyre, pastaj do të shkojmë në zgjedhje para qytetarëve dhe ata janë konfirmimi më i madh moral i besueshmërisë së një politikani", tha Mickoski. fc/
Fotografia: Qeveria