• Monday, 17 March 2025

Klekovski: Sonte ka arrit një ekip nga AMU Beograd, presim ekipe nga Çekia, Izraeli dhe Belgjika

Klekovski: Sonte ka arrit një ekip nga AMU Beograd, presim ekipe nga Çekia, Izraeli dhe Belgjika

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski, në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se sot janë vënë nën përkujdesje mbi 140 të pësuar.

"Janë 90 të lënduar edhe atë në Qendrën klinike 20, SPQ 8 "Shtatori" 20, “Sh. Naumi i Ohrit” 21, SK Shtip 20, SP Koçan 7, Toksikologji 2. Ka pacientë edhe në Açibadem Sistina dhe Zhan Mitrev. Jashtë janë pranuar 44 të lënduar, nga të cilët 17 në Serbi, 14 në Bullgari, 9 në Turqi dhe 4 në Greqi.

Shifrat ndryshojnë për shkak të transferimit të të lënduarve në spitale tjera. Personat e dërguar jashtë janë në gjendje stabile. Sonte dhe gjatë mëngjesit të nesërm do të largohen tetë persona të lënduar, katër për në Kroaci dhe katër në Rumani. Ka mundësi për Slloveni dhe Hungari nga 4 persona dhe gjashtë persona për Austri", ka shkruar Klekovski në Fejsbuk.

Ai informoi se që nga orët e hershme të mëngjesit në Qendrën klinike funksionon Shtabi i krizave të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim të shkëlqyer me MPB-në dhe MPJ-në.

"Gjendja e të gjithë pacientëve monitorohet dhe për procedurat e mëtejshme vendoset në mënyrë konsiliare. Sonte ka arritur një ekip nga Akademia mjekësore ushtarake Beograd dhe presim ekipe nga Çekia, Izraeli dhe Belgjika. Të gjithë të lënduarit po trajtohen mirë!”, shkruan Klekovski.

Foto: Fejsbuku i drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Sasho Klekovski