Zgjerohet ekipi i prokurorëve për hetimin e aksidentit në Koçan, vazhdon mbikëqyrja në vendin e ngjarjes
- - Nga mëngjesi i sotëm është zgjeruar ekipi i prokurorisë që punon në hetimin për të përcaktuar shkaqet e fatkeqësisë në Koçan dhe aktualisht përbëhet nga dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Koçanit, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shtipit dhe pesë nga Prokuroria Publike e Shkupit. Siç njofton Prokuroria Publike, mbrëmë janë lëshuar disa urdhra shtesë, përfshirë urdhër për kontrollim të serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë dhe urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumentacion të caktuar. Kontrolli në vendngjarje vijon edhe sot.
- Post By Fitore Curri
- 10:24, 17 March, 2025

You need to login to view this page en