• Monday, 17 March 2025

Ministria e Ekonomisë dhe Punës me gatishmëri të plotë për bashkëpunim me organet kompetente në procesin zbardhjes së tragjedisë e cila ndodhi në Koçan

Ministria e Ekonomisë dhe Punës me gatishmëri të plotë për bashkëpunim me organet kompetente në procesin zbardhjes së tragjedisë e cila ndodhi në Koçan

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) – Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpreh gatishmëri të plotë për bashkëpunim me organet kompetente në procesin e hetimit dhe zbardhjes së tragjedisë e cila ndodhi në Koçan, njoftoi sonte Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

 “Ministria do të sigurojë mbështetje të plotë në të gjitha procedurat ligjore, duke siguruar se çdo shkelje e ligjit dhe keqpërdorim i pozitës për fitime personale do të trajtohen me seriozitet adekuat”, qëndron në ueb-faqen e Qeverisë. 

Qytetarët, thuhet në publikim, kanë të drejtë të informohen në mënyrë të duhur dhe të kërkojnë llogaridhënie. 

 “Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e përkushtuar në garantimin se ligji do të respektohet dhe drejtësia do të vendoset”, qëndron në kumtesën e Qeverisë. fc/

Fotografia: Printrkrin nga Fejsbuku i Qeverisë së RMV-së