• Monday, 17 March 2025

Është inicuar procedurë kundër 11 personave, për tetë tashmë është parashtruar propozim për paraburgim afatshkurtër

Është inicuar procedurë kundër 11 personave, për tetë tashmë është parashtruar propozim për paraburgim afatshkurtër

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) – Prokuroria sonte njoftoi se po fillon procedurë për kontroll të gjithsej 11 personave lidhur me aksidentin tragjik i cili ndodhi në një diskotekë në Koçan. 

Prej tyre, për tetë persona është parashtruar paraburgim afatshkurtër, ndërsa për tre të tjerët të cilët janë hospitalizuar dhe janë në gjendje më të vështirë shëndetësore, procedura do të vazhdojë në mënyrë shtesë. 

 “Prokuroria deri më tani ka nisur procedurë hetimore për gjithsej 11 persona. Prej tyre, tashmë është parashtruar propozim për paraburgim afatshkurtër për 8 persona, ndërsa 3 të tjerët janë ende të hospitalizuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Procedura në lidhje me ta do të vazhdojë menjëherë pasi të përmirësohet gjendja e tyre. Vazhdojnë të ndërmerren veprimet për të hetuar përgjegjësinë e disa personave”, njoftoi sonte Prokuroria Publike Shtetërore.

Propozimi për paraburgim afatshkurtër, është parashtruar në Gjykatën Themelore në Koçan.

Në zjarrin në Koçan, sipas të dhënave të fundit zyrtare, humbën jetën 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s