• Tuesday, 18 March 2025

Mickoski: Nuk planifikojmë të vendosim gjendje të jashtëzakonshme dhe përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar në hetimin për rastin në Koçan

Mickoski: Nuk planifikojmë të vendosim gjendje të jashtëzakonshme dhe përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar në hetimin për rastin në Koçan

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sonte informoi se për momentin nuk planifikohet të vendoset gjendje e jashtëzakonshme në vend dhe nuk planifikojnë të përfshijnë ekspertë ndërkombëtar në hetimin për tragjedinë në Koçan.

"Mund ta përfundojmë vetë këtë", theksoi Mickoski në Qeveri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

I pyetur për dimensionin moral, kryeministri theksoi se për të, si person kjo ekziston gjithmonë dhe se këtu nuk ka asnjë dilemë.

"Nuk duhet të keni as ju ndonjë dilemë. Për tetë muaj, gati nëntë muaj, kam punuar me sa mundem për ta mposhtur këtë sistem të korruptuar dhe këtu nuk kam asnjë dilemë. A duhet të ndjejë njeriu përgjegjësi morale? Po, të gjithë duhet të ndjejmë përgjegjësi morale. A duhet ta ndjejë këtë vetëm unë, nëse kjo është e nevojshme ja edhe këtë e pranoj, gjithë përgjegjësia morale le të jetë mbi mua, por së pari do ta mposht këtë sistem, pra do të jetë ashtu siç duhet. Me fjalë të tjera gjithë këtë që po e fillojmë sot do të japë fryt dhe atëherë nuk ka gjykatë më të madhe se gjykata e popullit në zgjedhje që duhet të thotë nëse dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi morale", ka thënë Mickoski. Ai shtoi se si kryeministër do të bëjë gjithçka që ka në dorë që fillimisht ta mposhtim këtë, siç tha ai, politikë kriminale që na ka shkatërruar gjithë këtë periudhë dhe pastaj të flasim për gjithçka tjetër.

Премиерот Христијан Мицкоски на прес-конференција во Владата најави дека од утре ќе почне робусна акција на проверка на сите документи во угостителските објекти, по страотниот пожар во дискот

Ai informoi se deri më tani kemi marrë ndihmë ndërkombëtare për përkujdesjen e disa të lënduarve. Rreth 47 janë transferuar në Bullgari, Greqi, Serbi dhe Turqi. Disa nga këto vende kanë dërguar porosi se po zgjerojnë kapacitetet e tyre akomoduese dhe janë gati të pranojnë. Kroacia, Austria dhe Holanda gjithashtu janë vetëofruar.

Kryeministri informoi se sot ka folur pothuajse me të gjithë politikanët evropianë. Shprehu mirënjohjen për institucionet, punonjësit shëndetësor, MPB-në, prokurorët dhe të gjitha autoritetet tjera për mobilizimin dhe reagimin e shpejtë.

Në pyetjen e gazetarëve, Mickoski tha se nuk do të komentojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Sipas tij, opinioni do të ndjekë me vëmendje të madhe zhvillimet në këtë rast. Ai tha se më shumë se 20 persona janë arrestuar ose nxjerrë para prokurorisë për t'u marrë në pyetje dhe ka paralajmëruar se do të dalin në dritë "shumë punë të tjera që vërtet janë katastrofike dhe alarmante".

"Fakti që dikush për para ka falsifikuar licencat është problemi më i vogël", thekson kryeministri i cili nuk beson se ky është rast i vetëm. Sipas tij, ka qindra apo mijëra raste të tilla. 

Foto: printskrin

Video: Qeveria