Takim i zëvendëskryeministrit Sali me ministren e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Koçiu
- - Zëvendëskryeministri i parë në Qeveri, Bekim Sali, realizoi takim me ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu
- Post By Fitore Curri
- 16:56, 28 January, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë në Qeveri, Bekim Sali, realizoi takim me ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu
Siç bëri të ditur Ministria e Çështjeve Evropiane (MÇE), gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve,mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e investimeve ekonomike, si dhe projektin „One Stop Shop“.

"Pritet që në një periudhë të afërt të nisin përgatitjet për implementim, ndërsa vetë implementimi i sistemit pritet të fillojë në sezonën verore", bën të ditur MÇE në kumtesë.
Në takim u theksua rëndësia e koordinimit politik dhe institucional për realizimin e projekteve strategjike.

"Të dy palët ranë dakord për intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit të përditshëm mes institucioneve përkatëse, me qëllim avancimin e projekteve konkrete që fuqizojnë partneritetin mes dy vendeve dhe kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të rajonit", theksohet në kumtesë. fc/
Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane