• Thursday, 29 January 2026

Komunikacioni zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa, borë me intensitet të dobët në Kodër të Diellit, në Mavrovë dhe Krushevë

Komunikacioni zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa, borë me intensitet të dobët në Kodër të Diellit, në Mavrovë dhe Krushevë

Shkup, 28 janar 2026 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore sonte zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të lagështa. 

Siç informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”, borë me intensitet të dobët po bie në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Krushevë. 

Në aksin rrugor P-1302 Berovë – Strumicë (në fshatin Ratevë) për shkak të rrëshqitjes së madhe të tokës komunikacioni zhvillohet me devijime në gjatësi prej 50 metra. 

Të gjitha akset e tjera rrugore në shtet janë të kalueshme. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. 

Shoferëve u rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s