• Thursday, 29 January 2026

Qyteti i Shkupit: Kalaja është rregulluar në tërësi dhe e denjë për vizitorë

Qyteti i Shkupit: Kalaja është rregulluar në tërësi dhe e denjë për vizitorë

Shkup, 28 janar 2026 (MIA) – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale publikoi një video që të tregojë se Kalaja e Shkupit është e rregulluar dhe pastruar në tërësi, dhe, siç theksoi, lokaliteti tani është i denjë për qytetarët dhe vizitorët në kryeqytet. 

Gjorgjievski në publikim thekson se kujdesi për hapësirat publike dhe trashëgiminë kulturore mbetet një nga prioritetet e administratës së qytetit. 

Kryetari theksoi se Kalaja e Shkupit, si një nga simbolet më të njohura të Shkupit, meriton mirëmbajtje, rregullim dhe mbrojtje të vazhdueshme. Qëllimi, siç theksoi, është ruajtja e vlerës së saj historike dhe sigurimi i mjedisit të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë vizitorët. 

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se do të vazhdojnë me aktivitete për përparimin mirëmbajtjen e rregullt dhe promovimin e monumenteve kulturore – historike në kryeqytet, me fokus në përmirësimin e hapësirës publike dhe kushteve për qytetarët. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s