• Thursday, 29 January 2026

Nikolloski - Burilloviq: Mosfunksionimi i transportuesve është kërcënim serioz për ekonomitë rajonale

Nikolloski - Burilloviq: Mosfunksionimi i transportuesve është kërcënim serioz për ekonomitë rajonale

Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Sektori i transportit luan rol kyç në zhvillimin e ekonomisë rajonale dhe çdo kufizim në funksionimin e transportuesve do të ketë ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili, në kuadër të vizitës së tij të punës në Zagreb, u takua me Lluka Buriloviq, kryetar i Odës Ekonomike të  Kroacisë. Siç njoftoi Ministria e Transportit, Nikolloski tregoi se situata me transportuesit paraqet kërcënim serioz për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik.

“Ajo për çka biseduam dhe problemi i madh që prek të gjithë rajonin dhe që ka të bëjë me transportuesit. Informova për situatën në Maqedoni dhe në rajon dhe shpresoj që BE-ja do të gjejë zgjidhje në mënyrë që shoferët profesionistë të mos trajtohen si turistë ose emigrantë, t'i trajtojë ata si profesionistë dhe kështu të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre. Çdo gjë ndryshe nga kjo do të thotë goditje serioze, jo vetëm për ekonominë në Maqedoni dhe rajonale, por edhe për ekonominë në të gjithë Evropën, duke pasur parasysh se kompani të shumta janë të orientuara drejt eksportit dhe eksportit, dhe gjithashtu kompani të shumta brenda BE-së përdorin produktet tona. Apeloj edhe një herë dhe mbështes protestën e transportuesve, që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe nga 10 prilli të mos kemi probleme për transportuesit”, deklaroi zëvendëskryeministri Nikolloski pas takimit.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Transportit, në takim është biseduar edhe për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit më të madh ndërmjet kompanive nga të dyja vendet. 

“Shpresoj se shkëmbimi tregtar do të rritet, shpresoj se do të arrijmë deri në gjysmë miliardë euro, ndërsa në perspektivë të synojmë edhe deri 1 miliardë euro shkëmbim”, deklaroi ministri Nikolloski. 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Lluka Burilloviq, theksoi se bashkëpunimi i mirë ekonomik shënon rreth 330 milionë euro. 

“Kishim shumë tema për të diskutuar. Ajo që dua të theksoj është bashkëpunimi i mirë ekonomik, i cili është rreth 330 milionë euro. Ka potencial të madh për zhvillim dhe duhet të bashkëpunojmë drejtpërdrejt për të rritur këtë shkëmbim. Sigurisht, infrastruktura është e rëndësishme, në të cilën po punohet shumë në Maqedoni, dhe ne jemi gjithashtu në ritëm të plotë. Po flasim edhe për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore, e cila është në rritje në Kroaci, dhe sigurisht që ka potencial të madh për bashkëpunim midis kompanive tona dhe atyre në Maqedoni”, deklaroi Burilloviq. fc/

Foto: Ministria e Transportit