• Thursday, 29 January 2026

PDSH: Muarem Muharemi u zgjodh kryetar i nëndegës numër 1 nëTetovë

PDSH: Muarem Muharemi u zgjodh kryetar i nëndegës numër 1 nëTetovë

Shkup, 28 janar 2026

Sot në kuadër të degës së Tetovës u zhvillua Kuvendi i Nëndegës nr. 1, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kësaj nëndege, si dhe të përfaqësuesve nga Kryesia Qendrore e PDSH-së. Në përputhje me procedurat statutore dhe me propozim të anëtarësisë, u zgjodh Kryesia e re e Nëndegës nr. 1, e cila përbëhet nga 15 anëtarë.

Në këtë kuvend, për Kryetar të Nëndegës nr. 1 u zgjodh z. Muarem Muharemi.

I gjithë procesi zgjedhor u zhvillua në frymë demokratike, të rregullt dhe transparente, duke dëshmuar angazhimin dhe përkushtimin e anëtarëve për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të strukturave partiake.

Sekretariati për informim

Partia Demokratike Shqiptare

_______________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: PDSH