PTHP Shkup i heton akuzat e Zhan Mitrevit se Zaevi dhe Filpçe donin t'ia merrnin klinikën
- – Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se po vepron në lëndën e formuar në bazë të zërave nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi mjeku Zhan Mitrev publikisht deklaroi se një ish kryeministër dhe një ish ministër i Shëndetësisë i bënin presion atij për shitjen e aksioneve të pronësisë në Klinikën “Zhan Mitrev” – Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 18:56, 28 January, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se po vepron në lëndën e formuar në bazë të zërave nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi mjeku Zhan Mitrev publikisht deklaroi se një ish kryeministër dhe një ish ministër i Shëndetësisë i bënin presion atij për shitjen e aksioneve të pronësisë në Klinikën “Zhan Mitrev” – Shkup.
Lëndën të cilën e udhëheq prokuroria e Shkupit është formuar në bazë të zërave më 21 janar.
“Në lëndë po bëhen kontrolle me qëllim që të hetohet ekzistimi eventual i elementeve të veprës penale e cila ndiqet me detyrë zyrtare”, theksojnë në kumtesën e PTHP Shkup.
Zhan Mitrevi në një intervistë për TV Alfa tha se ishte i nënshtruar në presion nga funksionarë të lartë politikë. Sipas deklaratave të tij, ish kryeministri Zoran Zaev dhe ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kërkuan nga ai tua shesë aksionet e pronësisë në klinikën “Zhan Mitrev”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s