Sallah në bisedime për ta vazhduar kontratën me Liverpulin
- Futbollisti i Liverpulit, Mohamed Salah është në negociata për vazhdimin e kontratës me klubin anglez.
- Post By Fami Bajrami
- 11:48, 17 February, 2025

Liverpul, 17 shkurt 2025 (MIA) – Futbollisti i Liverpulit, Mohamed Salah është në negociata për vazhdimin e kontratës me klubin anglez.
Sipas disa mediave në Britani, sulmuesi egjiptian planifikonte të largohej nga Liverpuli dhe të transferohej në ndonjë klub në Arabinë Saudite. Megjithatë, falë trajnerit të skuadrës angleze Arne Slot, futbollisti është i gatshëm ta rishqyrtojë vendimin e tij.
Nën drejtimin e trajnerit holandez, Liverpuli po tregon rezultate të shkëlqyera: skuadra është duke kryesuar në Premier ligë dhe po demonstron lojë të shkëlqyer në Ligën e kampionëve.
Tridhjetë e dy vjeçari Salah ka pasur formë mbresëlënëse këtë sezon, me 22 gola dhe 14 asiste në 25 paraqitje në ligë.
Pavarësisht ndryshimit të planeve të lojtarit, klubet nga Arabia Saudite janë ende të interesuara për nënshkrimin e tij. Për shembull, Al-Itihad është i gatshëm t'i ofrojë atij kontratë shumë fitimprurëse me një pagë që kalon 200 milionë euro për tre vjet. Si përgjigje, Liverpuli po përgatit një ofertë më të mirë për vazhdimin e kontratës për ta bindur lojtarin të qëndrojë.
Foto: EPA