• Friday, 21 February 2025

Reali, PSZH-ja Borusia Dortmundi dhe PSV-ja në një të tetën e Ligës së kampionëve

Reali, PSZH-ja Borusia Dortmundi dhe PSV-ja në një të tetën e Ligës së kampionëve

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Futbollistët e  Real Madridit, PSZH-së, Borusia Dortmundit dhe PSV-së kanë siguruar mbrëmë vend në shortin për një të tetën e finales së Ligës së kampionëve, i cili u caktua për të premten në mesditë.

Reali i Madridit, pas fitores si mysafir me rezultatin 3:2, e konfirmoi dominimin ndaj Mançester Sitit, duke e mundur si vendas kampionin anglez me rezultatin 3:1 dhe kështu siguroi kualifikim mes 16 ekipeve më të mira në këtë garë elitare.

Në përballjen franceze, PSZH-ja bindshëm e mposhti si vendas Brestin me rezultat 7:0, pasi triumfoi edhe në ndeshjen e parë (3:0).

Pjesëmarrjen në Ligën e kampionëve e vazhdon edhe Borusia Dortmundi, pasi mbrëmë kanë luajtur pa gola me Sportingun e Portugalisë dhe e ka ruajtur epërsinë me 3:0, të cilën ekipi gjerman e bëri në Lisbonë.

Ndërkaq, PSV holandez është ekipi i fundit që u kualifikua në një të tetën e finales, pasi me fitore pas vazhdimeve me rezultatin 3:1 e eliminoi Juventusin. Ndeshjen e parë torinezët e fituan me rezultatin 2:1. bsh/

Shorti për ndeshjet e një të tetës së finales është në program të prmeten nga ora 12 në Nion. bsh/

Foto: UEFA/Liga e kampionëve