Maroku, Spanja dhe Portugalia do të formojnë komisione të përbashkëta për t'u përgatitur për Botërorin 2030
- Federata Marokene e Futbollit (FRMF) njoftoi se Maroku, Spanja dhe Portugalia do të formojnë komisione të përbashkëta për të bashkuar përpjekjet e tre vendeve që të përgatiten për organizimin e Kampionatit botëror për vitin 2030.

Madrid, 19 shkurt 2025 (MIA) - Federata Marokene e Futbollit (FRMF) njoftoi se Maroku, Spanja dhe Portugalia do të formojnë komisione të përbashkëta për të bashkuar përpjekjet e tre vendeve që të përgatiten për organizimin e Kampionatit botëror për vitin 2030.
Është vërejtur se marrëveshja ishte arritur në Sale në takimin me kryetarit të Federatës marokene të futbollit - FRMF, Fauzi Lekzha dhe njeriut të parë të Federatës spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Luzan.
Në vitin 2030 do të bëhen 100 vjet nga Botërori i parë në histori. Turneu do të zhvillohet në Marok, Portugali dhe Spanjë. Tre ndeshje do të luhen edhe në Amerikën Jugore - në Uruguaj, Paraguaj dhe Argjentinë. qa/bsh/
Foto: EPA