• Friday, 21 February 2025

Mastersi në Romë mund të bëhet Grend slemi i pestë

Mastersi në Romë mund të bëhet Grend slemi i pestë

Romë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Federata italiane e tenisit ka për qëllim ta bëjë Mastersin në Romë turneun e pestë Grend slem, publikoi gazeta "La Stampa".

Federata e tenisit i ka bërë tashmë ofertë organizatorëve të Mastersit në Madrid, i cili zhvillohet një javë para turneut në Romë, për ta blerë kompeticionin për 550 milionë dollarë. Kështu, italianët do të vazhdojnë turin e tyre në kryeqytet në dy javë.

Është vërejtur se federatës do t'i duhet edhe miratimi dhe nga një komisioni i përbërë nga organizatorët e katër Grend slemeve aktuale.

Katër turnetë më të mëdhenj në sezon janë Australian Open (Melburn), Uimbëldon (Londër), Rolan Garos (Paris) dhe US Open (Nju-Jork).  rq/bsh/

Foto: EPA