• Saturday, 22 February 2025

Derbi madrilen në 1/8-ën e finales së Ligës së kampionëve, Real Madridi kundër Atletikos

Derbi madrilen në 1/8-ën e finales së Ligës së kampionëve, Real Madridi kundër Atletikos

Nion, 21 shkurt 2025 (MIA) – Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi në 1/8-ën e finales së Ligës së kampionëve do të luajë kundër rivalit të qytetit Atletiko, u vendos në shortin e sotëm në Nion.

Klub Brizhi në ndeshjen e parë do të luajë kundër Aston Villës, Borusia e Dortmundit kundër Lilit, ndërsa në duelin e skuadrave gjermane Bajerni do ta presë Baer Leverkuzenin në Munih.

PSV në ndeshjen e parë do të luajë kundër Arsenalit, Fejenordi do ta presë Interin, Paris Sen-Zhermeni do ta presë Liverpulin, ndërsa Benfika do ta presë Barcelonën.

Raundi i 1/8-ës:

Klub Brizh – Aston Villa

Borusia Dortmund – Lil

Real Madrid – Atletiko Madrid

Baerni i Munihut – Baer Leverkuzen

PSV Ajndhoven – Arsenal

Fejenord – Inter

Pari Sen Zhermen – Liverpul

Benfika – Barcelona

Dyshet çerekfinaliste:

Pari Sen-Zhermen/Liverpul – Klub Brizh/Aston Villa

PSV/Arsenal – Real Madrid/Atletiko Madrid

Benfika/Barcelona – Borusia Dortmund/Lil

Bajerni i Munihut /Baer Leverkuzen – Fejenord/Inter

Ndeshjet e xhiros së parë do të luhen më 4 dhe 5 mars, ndërsa ndeshjet kthyese shtatë ditë më vonë.

FOTO: Fejsbuk