• Friday, 21 February 2025

Ançeloti: Jam i lodhur nga përballjet kundër Guardiolës

Ançeloti: Jam i lodhur nga përballjet kundër Guardiolës

Madrid, 19 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti është tallur se ndjehet i lodhur nga ndeshjet kundër Mançester Sitit nën udhëheqjen e Pep Guardiolës.

Ekipin spanjoll e pret ndeshja kthyese në plejofin e Ligës së Kampionëve me kampionin aktual anglez.

"Shumë jam i lodhur nga ndeshjet kundër Guardiolës. Ende mendoj se ai është trajner fantastik dhe më vjen mirë që shihemi shpesh. Në të vërtetë, të dy e kemi të qartë se përballja nuk është mes nesh, por mes Mançester Sitit dhe Real Madridit", deklaroi Ançeloti për "Eurosport".

Reali i Madridit do të luajë kundër Mançester Sitit sonte nga ora 21:00. Në ndeshjen e parë Reali fitoi me rezultatin 3:2. bsh/

Foto: EPA