Mota: Fitorja ndaj Interit na e rrit besimin
- Trajneri i Juventusit, Tiago Mota, ka shprehur përshtypjet e tij pas ndeshjes kundër Interit në xhiron e 25-të të kampionatit italian të futbollit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:20, 17 February, 2025

Torino, 17 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Tiago Mota, ka shprehur përshtypjet e tij pas ndeshjes kundër Interit në xhiron e 25-të të kampionatit italian të futbollit.
Juventusi fitoi minimalisht 1-0. Golashënues i vetëm ishte Konseisao në minutën e 74-të.
"Fitorja na rrit vetëbesimin dhe ndërgjegjësimin. Në pjesën e parë Interi ishte më i mirë. Megjithatë, në pjesën e dytë luajtëm në një nivel më të lartë, teknikisht ishim më bindës. Kjo është mënyra e duhur”, deklaroi Mota pas derbit mes dy skuadrave.
Me këtë fitore Juventusi arrin në kuotën e 46 pikëve dhe ngjitet në vendin e katërt të tabelës. Interi është i dyti me 54 pikë, dy më pak se lideri Napoli.
Foto: EPA