15:00/5 shkurt/2025
Shkup - Takim i parë i Bordit drejtues së Strategjisë zhvillimore kombëtare në përbërje të zgjeruar u mbajt sot në Qeveri. Ky takim është me rëndësi kyçe për përforcimin e bashkëpunimit strategjik dhe partneritetit me instituciuonet dhe donatorë ndërkombëtarë, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Hristijan Mickoski. "Strategjia zhvillimore kombëtare 2024-2044 është dokument vizionar, i cili ka për qëllim transformimin fundamental të vendit përmes rritjes ekonomike, pavarësisë energjetike, investimeve në dituri, infrastrukturë dhe digjitalizim. Para nesh është sfidë e madhe, të krijojmë shtet stabil dhe me prosperitet ekonomik, me institucione të fuqishme dhe drejtësi për të gjithë. Për këtë shkak, nevojitet kooridnim, partneritet dhe mobilizim të resurseve për zbatimin efektiv të strategjisë", njoftoi Mickoski.
Shkup - Në Qeveri sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshilit drejtues të Strategjisë kombëtare zhvillimore në përbërje të zgjeruar. Këshilli drejtues me Komitetin e punës është një organ ndihmës i Këshillit kombëtar të zhvillimit, i cili funksionon si organ i përhershëm këshillues i Qeverisë. Ato përfaqësojnë strukturën drejtuese të Strategjisë kombëtare të zhvillimit. Këshilli drejtues siguron bashkëpunimin strategjik dhe partneritet të Këshillit me komunitetin ndërkombëtar, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, nga nesër deri më 13 shkurt të vitit 2025 do të qëndrojë për vizitë pune në Australi, që paraqet vizitën e tij të parë si ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë pas pushimit prej 15 vitesh. Siç kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në kuadër të agjendës politike intensive, është planifikuar takim me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong (Penny Wong), në të cilën do të konfirmohen marrëdhëniet dypalëshe të mira dhe miqësore, si dhe mundësitë për thellimin e tyre të mëtejshëm, veçanërisht në plan ekonomik. Në takim pritet edhe shkëmbimi i mendimeve për çështjet aktuale ndërkombëtare.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një postimi ka njoftuar se është takuar me dekanen e mjekësisë dhe shkencave shëndetësore të Universitetit George në Uashington, prof.dr. Huda Ayas. “Kisha një takim të shkëlqyer me prof.dr. Huda Ayas që është drejtoreshë ekzekutive dhe Dekane e Asociuar në shkollën e Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore të Universitetit George Uashington. Gjithashtu në takim ishin të pranishëm dhe dr.Stanley Knoll Drejtor Mjekësor dhe Drejtoresha e Asociuar e Programeve Ndërkombëtare të Mjekësisë znj.Shereen Toubaji”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Shkup - Akoma nuk ka marrëveshje, nëse do të kishte do ta shpallnim, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ndërtimin e përbashkët të tunelit në linjën hekurudhore të Korridorit 8 nga pala e Maqedonisë dhe Bullgarisë. Siç deklaroi Nikollovski, është e vërtetë se bisedimet intensive janë duke u zhvilluar dhe është çështje kohe, javësh e jo muajsh kur do të dalin lajme pozitive nëse ka vullnet të mirë nga ana e Bullgarisë.
Shkup – Aksion policor po zbatohet për momentin lidhur me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme. “Nëpunës të policisë nga Departamenti për Çrrënjosje të Krimit të Organizuar dhe Serioz, Departamenti për Polici Kriminalistike dhe Departamenti për Kontroll të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pas udhëzimeve të prokurorit kompetent publik vijojnë masa dhe aktivitete lidhur me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB”, konfirmuan nga MPB.
Shkup - Prokuroria themelore publike Shkup, së bashku me Drejtorinë për polici financiare ka kryer bastisje në lokacione në Shkup për sigurimin e dëshmive për vepra penale, keqpërdorim të shërbimit dhe punë të pandërgjegjshme në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta - SHPPP. "PTHP Shkup, së bashku me Drejtorinë për polici financare ka ndërmarrë veprime për sigurimin e dëshmive në lëndën për vepra penale - marrje të rryshfetit, dhënie të rryshfetit, keqpërdorim në shërbimin dhe punë të pandërgjegjshme. Në vijim janë bastisje në lokacione në Shkup, për çka u sigurua urdhër nga gjykatësi në procedurë paraprake, ndërsa po ndërmerrem edhe veprime tjera", informojnë nga PPRMV-ja.
Shkup – Pas vërejtjeve të thëna në publik lidhur me rastet e mëparshme gjyqësore të të akuzuarit për aksidentin në “Aradhet Partizane” Vasil Jovanov, ku jetën e humbi 22-vjeçarja Frosina Kullakova, sot, kryetar i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, theksoi se një komision i Këshillit Gjyqësor tashmë i shqyrton dosjet dhe do të veprojë për të gjitha vërejtjet në publik. Kambovski theksoi se nesër Këshilli Gjyqësor do të formojë komision i cili do t’i shqyrtojë të gjitha dosjet, pas çka do të dalë me qëndrim nëse ka pasur lëshime në procedurat e mëparshme gjyqësore të të akuzuarit Vasil Jovanov.
Shkup - Shkalla e interesit e bonove të thesarit zvogëlohet për 0,2 pikë përqindjeje, shkallat e mbetura të interesit janë të pandryshuara, vendosi Bordi Ekzekutiv për vendosjen e politikës monetare të Bankës Popullore, në seancën e djeshme në të cilën u shqyrtuan të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë botërore dhe vendase dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendase në kuadër të vendosjes së politikës monetare.
Shkup - Niset treni i parë nga Shkupi për në Kumanovë. Do të udhëtohet për 41 minuta, ndërsa treni do të funksionojë dy herë në ditë. Në disa pjesë të caktuara të ditës, treni do të udhëtojë edhe për Beljakovcë, ndërsa kur do të përfundojë hekurudha, edhe deri në Kriva Pallankë.
Shkup – Çmimi me pakicë i shitjes së Mazutit М-1NS nga mesnata rritet për 1,353 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 46,025 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshojnë.
Shkup – Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese të thata, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në kufijtë e mesatares për këtë periudhë të vitit. Nesër temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 1 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri 12 gradë.
Tiranë – Për 14 vjet nga Shqipëria janë larguar rreth 5.000 mjekë nga praktika e përgjithshme, por edhe specialistë të ndonjë dege mjekësore, si dhe mbi 11.000 kuadro mjekësorë. “Largimi i mantel bardhëve nga Shqipëria nuk po ndalet. Të dhënat tregojnë se trendi i largimeve në vitin 2024 ishte i njëjtë si edhe vitet e kaluara. Më saktë, gjatë vitit të kaluar 146 mjekë kanë kërkuar vërtetim për sjellje të mirë, që shërben për punësim jashtë vendit. Gjatë pesë viteve të kaluara numri i mjekëve të cilët janë larguar është rreth 800. Numri më i madh ose 191 janë regjistruar në vitin 2022.
Madrid - Qeveria e Spanjës, në marrëveshje me sindikatat, por pa mbështetje të lëvizjeve më të mëdha të punëdhënësve, miraton orarin e punës javore nga 40 në 37.5 pa ulur pagën. Këshilli i ministrave sot miratoi draft- ligjin të cilin dy sindikatat më të mëdha (CEOE dhe UGT) e përshkruan atë si një masë historike nga e cila potencialisht do të përfitonin 12 milionë punëtorë. Ministrja e Punës së Spanjës, Jolanda Dijaz theksoi se kjo është ditë historike sepse është zvogëlimi i parë i orarit të punës në 40 vitet e fundit.
Kiev - Britania e Madhe do t'i ndajë Ukrainës 66 milionë euro shtesë që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të të dy vendeve si dhe forcimin e bashkëpunimit. Ky vendim është konfirmuar në ueb faqen zyrtare të qeverisë britanike. Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Dejvid Lemi i cili aktualisht ndodhet në Kiev, tha se gjatë vizitës së tij në Ukrainë do të bisedojë me presidentin Volodimir Zelenski, kryeministrin Denis Shmihal dhe zyrtarë të tjerë për të konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.
Kiev - Ukraina ka humbur 45.100 ushtarë në fushën e betejës që nga fillimi i invazionit gjithëpërfshirës të Rusisë pothuajse tre vjet më parë, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Zelenski, në bisedën me gazetarin britanik Pirs Morgan, tha se numri i ushtarëve të plagosur është 390.000, raporton DPA. Agjencitë perëndimore të inteligjencës vlerësojnë se deri në 100,000 ushtarë ukrainas dhe më shumë se dyfishi i këtij numri ushtarësh rusë kanë vdekur që kur Moska e filloi luftën.
Moskë - Rusia mirëpret qëndrimin e presidentit amerikan Donald Tramp i cili shprehu mirëkuptimin e tij për shqetësimet e Moskës në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. Trampi në janar deklaroi se ai e kuptonte pozicionin e Rusisë se Ukraina nuk duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe fajësoi presidentin e atëhershëm demokrat Xho Bajden për ndryshimin e pretenduar në pozicionin e SHBA-së për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Stokholm - Kompania franceze e produkteve luksoze "Luj Viton" është gjobitur me pesë milionë krona (rreth 440.000 euro) në Suedi pasi një klient në disa raste ka paguar shuma të mëdha të parave të gatshme në një dyqan në Stokholm, duke shkelur dispozitat e Ligjit për larje të parave, thuhet në aktvendimin e Gjykatës administrative. "Luj Viton, ndër të tjera, i lejoi klientit të blente me para të gashtme për 235,000 krona (rreth 20,500 euro) në 13 raste brenda një periudhe të shkurtër kohore," tha Karina Kutlip, shefe e njësisë së mbikëqyrjes së korporatave dhe sigurisë në Bordin administrativ të qarkut të Stokholmit, transmetonn SVT.
Gazë - Banorët e Gazës kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të presidentit amerikan Donald Tramp për "marrjen" e mundshme të Gazës dhe zhvendosjen e palestinezëve. Xhamalat Vadi për Bi-Bi-Si deklaroi se nuk u kushton vëmendje deklaratave të Trampit, por se prioritet i saj është rindërtimi i shtëpisë së saj. "Pres të rinovoj shtëpinë tonë dhe të jetoj në të, ndërsa as Trampi dhe askush tjetër nuk ka rëndësi për ne", tha ajo. Ajo shtoi se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza pa marrë parasysh gjithçka. "Nuk do ta lëshojmë Gazën dhe nuk do të dorëzohemi nga ajo". Do të jetojmë në rrënojat tona sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa Gaza do të rindërtohet".
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp gjatë 24 orëve të fundit, jo vetëm që e komentoi situatën në Gazë, por u përqëndrua edhe në okupimin izraelit të Bregut Perëndimor. Në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e tij për sovranitetin izraelit ndaj rajonit, Tramp tha se "ideja u pëlqen njerëzve", por se administrata e tij ende nuk ka ndërmarrë qëndrim zyrtar. Ai shtoi se bisedat me përfaqësuesit izraelitë janë në vijim dhe paralajmëroi kumtesë të mundshme në këtë temë gjatë katër javëve të ardshme.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se raportimet mediatike se SHBA-ja dhe Izraeli punojnë për "shqyerjen" e Iranit janë të tepruara, duke cekur se ai është për marrëveshje paqësore bërthamore me Teheranin. "Dëshiroj Irani të jetë vend i madh dhe i sukesshëm, por nuk guxon të ketë armë bërthamore. Thëniet se SHBA-ja, në bashkëpunim me Ozraelin, dëshirojnë ta shqyejnë Iranin, janë të tepruara. Më shumë do të doja të arrijmë marrëveshje paqësore bërthamore, e cila do t'i mundësojë Iranit të rritet dhe të zhvillohet në paqe. Duhet menjëherë të fillojmë të punojmë për këtë, të ketë festim të madh paqësor në Lindjen e Afërt kur e tërë kjo të përfundojë. Zoti e bekoftë Lindjen e Afërt", shkroi Tramp në profilin e tij në "Truth Social".