![MIA Flesh](https://mia.mk/images/20250206144829_big_730x400_76.webp )
15:00/6 shkurt/2025
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski theksoi se është i nevojshëm formimi i Këshillit të ri Gjyqësor i cili do të jetë objektiv dhe jopartiak, që të sigurohet drejtësi dhe rend në sistem. Lidhur me paralajmërimin se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Mickoski tha se sipas tij, ai është hap drejt reformave të thella dhe lirimin e sistemit gjyqësor nga polemikat dhe korrupsioni. “Ne nuk mund të bëjmë një shpërbërje të plotë dhe as nuk mund të zbulojmë anomali në një kohë kaq të shkurtër. Por ne mund të zgjedhim një këshill gjyqësor që objektivisht, pa kufizime partiake, pa interesa, do të jetë në gjendje ta qartësojë këtë moçal politik dhe të jetë një lloj monitorues se si sillen gjykatës, çfarë vendimesh marrin dhe pse marrin vendime të tilla”, tha kryeministri në një deklaratë për media para konferencës së sotme me gazetarë në Klubin e deputetëve në Shkup.
Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot para mediave kumtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e të a.q. tatimi solidar është përfundimtar dhe duhet respektuar dhe të gjitha subjektet e prekura kanë të drejtën legjitime të kërkojnë kompensim në emër të interesit të vonuar. Ai në pyetjen e gazetarëve tha se nuk ka ndërmend të komentojë vendimin e Gjykatës, dhe se në kuadër të Qeverisë së bashku me Ministrinë e Financave do të bëjnë një hartim të kompanive përkatëse, do të diskutohet dhe do të gjendet një zgjidhje. "Si dhe për çdo gjë tjetër, edhe për këtë do të gjejmë zgjidhje. Jam i sigurt se në fund të ditës së bashku do ta tejkalojmë këtë problem, si dhe qindra tjera që kemi kaluar në muajt e fundit", tha ai, duke theksuar se po shqyrtohet edhe mundësia për të kërkuar përgjegjësi për situatën e ndodhur.
Shkup – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski tha se i kupton qytetarët dhe revoltën e tyre për bojkotin e supermarketeve për shkak të çmimeve të larta të produkteve. Por në të njëjtën kohë, ai pret që përmes dialogut, prodhuesit, distributorët, tregjet dhe konsumatorët të ulen së bashku për të biseduar dhe për të kapërcyer gjithçka që po ndodh, në mënyrë që të mos ketë përshkallëzime dhe të mos ketë pasoja të mëdha, tha Mickoski i pyetur nga një gazetar nëse ende e mbështet bojkotin apo planifikon të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për zgjidhjen e problemit? “Unë jam një nga konsumatorët dhe po ndonjëherë jam i revoltuar kur paguaj produkte të njëjta me çmim më të lartë nga ato çmime të cilat janë në fqinjësi dhe ju lutem dhe këtë e flas edhe në Parlament në pyetje të deputetëve ky është pjesë e problemit kemi edhe probleme të tjera, siç janë lloji i tjetër i tregtarëve, me lloj tjetër të produkteve, siç janë ilaçe, teknika e bardhë, etj., të cilët prodhojnë produkte nëse krahasohen me ata të rrethinës janë ndonjëherë dy deri tre herë më të shtrenjta”, deklaroi Mickoski.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që në periudhën e ardhshme të mbahen takime me përfaqësues të Qeverisë bullgare. Sipas tij, kjo është diçka që nuk duhet të na befasojë, sepse, siç thotë, është normale që ne të bisedojmë me fqinjët, të ndërtojmë marrëdhënie. "Sa i përket takimeve, ne tashmë kemi pasur takime në të kaluarën me udhëheqësit më të lartë bullgarë, me kryeministrin e tyre teknik të atëhershëm. Presim që në periudhën që pason, në nivel të ndryshëm të ketë takime me Qeverinë bullgare dhe kjo nuk është diçka që duhet të na befasojë. As ne do të zhdukemi, as ata nuk do të zhduken, ne do të jemi përsëri fqinj", deklaroi Mickoski në pyetjen e MIA-s, për takimet eventuale me udhëheqjen e re bullgare, pasi dje ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani nga Brukseli deklaroi se pala bullgare është e gatshme për bisedime.
Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka shprehur shqetësim për, siç vlerësojnë, përkeqësimin e situatës me përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputeti dhe ish-kryetari i Kuvendit të BDI-së, Talat Xhaferi, në konferencën e sotme për media theksoi se muajt e fundit është zbatuar një politikë diskriminuese, ku shqiptarët janë përjashtuar plotësisht nga pozitat kyçe, si dhe është vërejtur një proces i degradimit të oficerëve me përvojë. "Në muajt e fundit, po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen.
Shkup – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe doli me reagim për paralajmërimin e kryeministrit Hristian Mickoski se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. “Nevojiten reforma themelore në gjyqësor dhe këtë e presin qytetarët. Por, reforma të cilat do të nënkuptojnë gjyqësor të pavarur dhe efikas i cili do të sigurojë drejtësi. Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësia të cilën e kërkojnë qytetarët të shndërrohet në partizim të ri dhe okupim përmes ndryshimit të Këshillit Gjyqësor nga ana e pushtetit”, njoftoi Filipçe në faqen e tij në Fejsbuk. Ai bën të ditur se LSDM kërkon që hapat dhe reformat e ardhshme në gjyqësor të bëhen me konsensus të të gjitha partive në Kuvend.
Shkup - Në mbledhjen e fundit qeveritare është miratuar marrëveshja në të cilën qartë duhet të saktësohet obligimi i palëve për ndërlidhjen hekurudhore me Bullgarinë, kumtoi kryeministri Hristian Mickoski, duke porositur se nevojitet përkushtim i qartë nga ana bullgare se Korridori 8 është prioritet. "Në mbledhjen e fundit qeveritare është miratuar Marrëveshja në të cilën qartë duhet të saktësohet obligimi i palëve në rast. Ndërkaq ajo është se pala jonë ndërmerr obligim që ta ndërtojë pjesën nga Kriva Pallanka deri në hyrje të tunelit. Tuneli të ketë hyrje dhe dalje, dhe jo hyrje dhe deri në gjysmë të ndalet, që do të jetë projekt i përbashkët. Më pas të ndërtohet aksi nga Gjuesheva drejt kyçjes me hekurudhën nacionale të Bullgarisë fqinje, ato janë dy-tre kilometra, ndërsa më pas Bullgaria të kërkojë mjete nga BE-ja apo nuk e di si, kredi apo çfarëdo qoftë, me çka do ta moderonizojë aksin nga kjo pikë drejt Sofjes në mënyrë që të mund të kemi tërësi funksionale. Ndërsa për linjën hekurudhore nga Kumanova drejt Kriva Pallankës me aksin e dytë të hekurudhës me Bullgarinë, ne do ta përfundojmë atë aks, me të cilën do t'i ndërlidhim këto dy qytete. Të bëj një përmbledhje - nevojitet komintment i qartë, përkushtim i qartë, ndërlidhje e qartë nga ana bullgare, se me të vërtetë me atë që e nënshkruan në Uashington, ndërkaq ajo është prioriteti Korridori 8 se me atë me të vërtetë dëshirojnë ta shohin", tha Mickoski në brifingun e sotëm me gazetarët në Klubin e deputetëve në Shkup.
Shkup - Komisioni së pari duhet të kryejë hetim në lëndën për shoferin që i shkaktoi vdekjen Frosina Kulakovas, tha sot Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Lidhur me formimin e komisionit, i cili duhet të konfirmojë nëse ka pasur lëshim në procedurat e mëparshme gjyqësore në lidhje me të akuzuarin Jovanov, i cili në kalimin për këmbësorë, e ka shkelur Kulakovan, Kambovski theksoi se koha është paksa e ndjeshme, sepse rasti aktualisht është në Gjykatën e Apelit në Shkup.
Shkup - Prokuroria ende po merr masa dhe mbledhjen e provave për aksidentin e trafikut në rrugën "Aradhat Partizane" ku humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Prokuroi publik republikan, Ljupço Kocevski, tha se dënimi duhet të ketë qëllim dhe ndikim të caktuar dhe prokurori në këtë drejtim publik do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të siguruar prova të qëndrueshme. "Në rastin konkret sa i përket personit që e ka përplasur vajzën, Kocevski thotë se ai për momentin ndodhet në paraburgim dhe ashtu do të qëndrojë deri në fund, sepse bëhet fjalë për një krim të kryer me paramendim, krimi më i rëndë në komunikacion në aspektin e sigurisë.
Shkup - Zhivko Mitrevski është shkarkuar në mënyrë të paligjshme nga pozita e kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), ndërsa aktualish personi i parë i LSM-së, Sllobodan Trendafilov është zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe të gjitha aktivitetet që ai drejton janë të pavlefshme. Këtë sot e kumtoi Mitrevski, pas shpalljes së aktgjykimit së Gjykatës Themelore Civile - Shkup të miratuar pas kërkesës së tij për padi. Mitrevski kërkoi nga Qeveria dhe institucionet kompetente menjëherë të intervenojnë në përputhje me aktgjykimin dhe ta regjistrojnë atë si kryetar legjitim të LSM-së.
Shkup - Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, pas kumtimit të sotëm se deputetë të VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, porositi se secili ka të drejtë të parashtrojë nosma, si dhe të gjitha autoritetet në shtet duhet të veprojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën. "Disa herë kam dhënë mendime në pikëpamje të procesurës për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor. Vendi i vetëm ku ajo është paraparë është në Ligjin për këshillin gjyqësor. Nisma mund të parashtrohen në Kuvend, secili ka të drejtë të parashtrojë nisma", tha Kambovski. I pyetur çka nëse shkarkohen anëtarët e Këshillit, u përgjigj se nuk dëshiron të spekulojë por se nuk ka shkak të dyshojë se Kuvendi dhe Qeveria punojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën.
Shkup - Këshilli gjyqësor sot në seancë solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve në gjykatat themelore. Do të zgjidhen nga gjashtë gjyqtarë në Gjykatën themelore civile Shkup dhe Gjykatën themelore penale, pesë në Gostivar, nga katër në gjykatat themelore në Prilep, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë, tre në Shtip, nga pesë në Strumicë, Gjevgjeli, Ohër, nga një në Veles, Kavadar, Strugë, Strumicë, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Koçan, Kërçovë, Dellçevë. Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva shprehu kënaqësinë që do të rritet numri i gjyqëtarëve që do të kontribuojnë në këtë situatë të vështirë për gjyqësorin.
Shkup - Një prokuror publik nga PTHP Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për marrje të ryshfetit dhe përvetësim në shërbim edhe për pronar dhe menaxher të personit juridik për të cilin ekziston dyshim për dhënie të ryshfetit. Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit të dëshmitarëve në procedurë, para së gjithash punonjësve të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, të cilët ende nuk janë marrë në pyetje, prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë.
Shkup - Këshilli i Prokurorëve Publikë publikoi shpalljen për zgjedhjen e gjithsej 47 vendeve të prokurorëve publikë nëpër disa Prokurori Publike Themelore në territorin e tërë vendit. Kryetarja e Këshillit të PP-së Dushica Dimitrieska, sqaroi se është publikuar shpallje për zgjedhjen e 14 prokurorëve publikë në PTHP Shkup, katër në PTHP Tetovë, nga tre në PTHP Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Shtip, dy në PTHP Gjevgjeli, Manastir, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë, dhe nga një në PTHP në Kriva Pallankë, Veles, Resnje, Strugë, Radovish, Dellçevë dhe në Koçan.
Shtip - Dy mjekë janë rrahur në Spitalin klinik - Shtip gjatë ditës së djeshme. Sipas kumtesës së Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip, ngjarja është raportuar dje tek ata në orën 12:45. "Më 5 shkurt në ora 12:45 në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi ka raportuar se në vendin e tij të punës në sallën për operacione të Spitalit klinik - Shtip është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.SH., të cilit i është kundërpërgjigjur", thuhet në komunikatën me shkrim nga SPB-Shtip.
Shkup – Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese të ftohta, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në kufijtë e mesatares për këtë periudhë të vitit. Nga DPHM paralajmërojnë se përkohësisht në mëngjes do të ketë kushte në lugina dhe veçanërisht përgjatë Vardarit për paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe vranësira.
Sarajevë - Policia boshnjake ka sekuestruar mbi 100 kilogramë drogë dhe ka arrestuar një person në aksionin "Taksi", publikoi televizioni shtetëror BHRT. Gjatë bastisjes, u gjetën më shumë se dy kilogramë kokainë, katër kilogramë amfetaminë, 80 kilogramë marihuanë, 26.000 tableta ekstazi dhe 30 litra amfetaminë të lëngshme. Përveç drogës, janë sekuestruar edhe dy pushkë, pesë pistoleta, dy silenciatorë dhe mbi 400 copë municion. Vlera në treg e drogës së sekuestruar vlerësohet mbi një milion marka konvertabile (rreth 500.000 euro).
Zagreb - Një zjarr pyjor në rajonin kroat Istra përfshiu qindra hektarë bar dhe bimësi të ulët, ndërsa zjarrëfikësit ende po luftojnë me flakët, raporton portali kroat Indeks. Zjarri ka shpërthyer dje pasdite dhe, i nxitur nga një erë e fortë, u përhap në kodrat përreth. Edhe pse është nën kontroll, zjarri ende nuk është shuar. "Era është dobësuar, por ende na shkakton probleme. Prioriteti jonë është mbrojtja e fshatit Jasenovik dhe vendbanimet përreth, të cilat deri tani nuk janë kërcënuar", deklaroi komandanti i forcave zjarrëfikëse në komunën Kozlevac.
Bruksel - Bashkëpunimi midis NATO-s dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe ballafaqimi me sfidat e përbashkëta, ishin temat kryesore të takimit të zëvendëssekretares së përgjithshme të Aleancës, Radmila Shekerinska me ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, vendi i së cilës është edhe kryesues aktual i OSBE-së. Siç kumtoi NATO, në takim Shekerinska përshëndeti vendimin e Valtonenit për ta bërë Kievin destinacionin e saj të parë për vizitë pas marrjes së postit të kryesueses së OSBE-së më 1 janar të këtij viti, si dhe angazhimin e Finlandës që situata në Ukrainë të mbetet prioriteti kryesor i Organizatës gjatë presidencës së saj.
Londër – Britania e Madhe do të kundërshtojë të gjitha përpjekjet për zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës në vendet arabe fqinje, deklaroi ministrja shtetërore britanike për zhvillim Aneliz Dods para Parlamentit. “Nuk duhet të ketë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve, e as çfarëdo lloj ulje në territorin e Rripit të Gazës”, theksoi Dods. Deklarata e tij vijoi pasi presidenti amerikan Donald Tramp propozoi zhvendosjen e palestinezëve dhe SHBA-ja ta marrë kontrollin mbi Rripin e Gazës.
Moskë - Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kumtoi se forcat e armatosura sulmuan infrastrukturën e aeroporteve ushtarake, depo dhe vende përgatitore për lëshimin e dronëve të armatës ukrainase. Në kumtesën e MM të Rusisë theksohet dhe se njësitë e Grupit verior sulmuan formacionet e armatës ukrainase në vendbanimet Volçansk dhe Ohrimovka në rajonin Kharkov. Ndërkohë, Shtatmadhoria e armatës së Ukrainës kumtoi se mbrëmë kanë sulmuar aeroportin rus, Primorsko-Ahtarski në territorin rus Krasnodar.
Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) Antonio Guteresh sot e ceku rëndësinë e përmbajtjes nga "çdo formë të spastrimit etnik" të palestinezëve në kushtet e armëpushimit në Rripin e Gazës, njofton Anadolu. Duke folur në takimin e organizuar nga Komiteti i KB-së për realizimin e të drejtave të patjetërsueshme të popullit palestinez, Guteresh tha se kjo ka të bëjë me të drejtën e palestinezëve që thjesht të jetojnë si njerëz në tokën e tyre. "Kemi parë se si realizimi i këtyre të drejtave është gjithnjë e më i parealizueshëm. Kemi parë një çnjerëzim dhe demonizim të tmerrshëm, sistematik të një populli të tërë", tha ai.
Uashington – Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) njoftoi se të premten, 7 shkurt në orën 23:59, të gjithë të punësuarit direkt të angazhuar në Agjenci do të lëshohen në pushim administrativ në mbarë botën, me përjashtim të një personeli të caktuar përgjegjës për funksionet kyçe, liderët kyç dhe konkretisht programe të caktuara. Siç është bërë e ditur, personeli themelor i cili pritet të vazhdojë me punë do të njoftohet nga udhëheqësia e Agjencisë deri të enjten, 6 shkurt, në orën 15 sipas kohës lokale.