• Friday, 07 February 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 5 shkurt/ 2025

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi një takim përmbajtësor dhe të rëndësishëm me kongresmenin amerikan PIT Seshëns, anëtar i Partisë Republikane dhe Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, informojnë nga Lëvizja Demokratike. Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, me fokus të veçantë në mundësitë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot takoi ambasadoren e Greqisë, Sofia Filipidu, me të cilën bisedoi për mundësitë për bashkëpunim, informojnë nga kabineti i tij. Zëvendëskryeministri Fetai informoi për punën e deritanishme të kabinetit dhe për aktivitetet e ardhshme në fushën e luftës kundër korrupsionit, transparencës dhe rifillimit të bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.

Shkup - Ministria e Financave do të veprojë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit të saj në "Gazetën zyrtare" dhe do t'i servisojë detyrimet e krijuara nga Buxheti. Nga Ministria e Financave thonë se nuk do të komentojnë vendime gjyqësore, pasi Gjykata Kushtetuese sot vendosi të anulojë Ligjin për tatimin e solidaritetit që do të thotë se shteti do t'ua kthejë rreth 49.2 milionë euro afro 156 kompanive.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot është takuar me ambasadorin e sapoemëruar të Italisë, Paolo Palminteri dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Kristian Margeriti. Nga MM kumtuan se Misajllovski i shprehu mirëseardhjen ambasadorit Palminteri dhe tha se Ministria është plotësisht e përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit të mbrojtjes midis Maqedonisë dhe Italisë si bashkëpunim mes dy vendeve aleate në NATO.

Shkup - Gjykata Kushtetuese solli vendim për anulimin e Ligjit për tatimin e solidaritetit. Kjo do të thotë se shteti duhet të kthejë rreth 49,2 milionë euro për 156 kompani. Procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar Gjykata Kushtetuese e ka ngritur më 20 nëntor të vitit të kaluar me bashkimin e disa lëndëve, ndërsa në seancën e sotme u miratua vendimi përfundimtar.

Shkup - Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se nuk ka diskirminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu nga data 28 qershor e vitit 2024. Gjykatësja Ana Pavlovska Daneva, në konferencën për shtyp sqaroi se si Gjykatës kanë vërtetuar se nuk ka diskriminim në bazë gjnore dhe politike. "Gjykata unanimisht vendosi se nuk ka as diskrimin gjinor as politik në vendimin për shkarkimin e tij nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova", deklaroi Pavllovska Daneva.

Shkup - Drejtoria e Policisë financiare deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personit fizik, ish drejtor i Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat e kryera penale ryshfet, falsifikim të dokumentit zyrtar, përvetësim në shërbim dhe punë nga pakujdesia në shërbim, si dhe një personi fizik në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik nga Shkupi për kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot kumtoi se ambicia e Qeverisë është në periudhën e ardhshme të lëshojë trena drejt Tetovës, Gostivarit, Shtipit dhe Koçanit, si dhe ta kthyejë linjën e plotë deri në Kërçovë. Siç deklaroi Nikollovski pas vizitës së sotme tek "Hekurudha Transport", për momentin në vend janë aktivë pesë trena për qarkullim të udhëtarëve, pesë lokomotiva për qarkullim ngarkues dhe katër lokomotiva të cilat janë marrë me qira.

Shkup - Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr veprime në procedurë parahetimore në rastin për keqpërdorim dhe dakordim ndërmjet operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Departamentin e MPB-së për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta rreth furnizimit publik të zbatuar në polici, informojnë sot nga Prokuroria. Deri në këtë moment, janë kryer bastisje në 16 lokacione në bazë të urdhërit të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake, ndërsa me kërkesë të prokurorit publik.

Shkup - Akademia e gjyqtarëve dhe Prokurorëve publik "Pavel Shatev" sot u ndau certifikatat gjeneratës së tetë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në trajnimin fillestar të Akademisë. Siç njoftoi drejtoresha e Akademisë, Irina Trajkoska Strezoski, certifikata do të marrin gjithsej 97 kandidatë, prej të cilëve 50 gjyqtarë dhe 47 prokurorë publikë. "Kjo gjeneratë është më e mira deri tani, gjegjësisht 50 gjyqtarë dhe 47 prokurorë publik, gjithsej 97 kandidat. Të gjithë me sukses e kanë kryer provimin përfundimtar, kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu për t'i dhënë zyrtarisht certifikatat e tyre”, tha drejtori.

Prishtinë - Ambasadorja izraelite në Prishtinë, Tamara Zhiv deklaroi se vendi zyrtarisht i heq vizat për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja për heqje të vizave është ratifikuar në përvjetorin e katërt të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Tiranë - Lideri i opozitës më të madhe shqiptare Partia Demokratike dhe ish kryeministër dhe shef i shtetit, Sali Berisha në konferencën për media tha se do të kërkojë nga administrata e re amerikane ta heqë vendimin me të cilin është shpallur për "persona non grata". "Prita të plotësohet administrata dhe më pas do t'i kontaktoj. Është e njohur në përgjithësi që shpallja ime si persona non grata është një akt i Xhorxh Sorosit dhe se ish Sekretari i Shtetit Entoni Blinken e bëri këtë pa asnjë bazë ligjore në vendin e tij dhe pa asnjë dokument në dosje, por me lobim korruptiv nga Sorosi", tha ai.

Kiev - Rusia sot bëri të ditur se ka shkëmbyer 150 robër lufte me Ukrainën me po aq të burgosur rusë dhe kjo mbetet një nga temat e rralla për të cilat dy vendet në luftë arrijnë të bashkëpunojnë. Ministria ruse e Mbrojtjes e cila bëri të ditur shkëmbimin, tha se rusët aktualisht gjenden në Bjellorusi dhe marrin "ndihmë psikologjike dhe mjekësore".

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot nënshkroi ligje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm në Ukrainë, është publikuar në ueb faqen e Parlamentit ukrainas. Gjendja e jashtëzakonshme dhe mobilizimi i përgjithshëm në Ukrainë janë vazhduar për 90 ditë nga 8 shkurti deri më 9 maj, transmeton Ukrinform.

Gjenevë - Çdo shpërngulje e detyruar ose deportim i njerzëve nga territori i okupuar e shkel të drejtën ndërkombëtare, njoftoi sot Zyra për të drejta të njeriut të KB-së (UNHR) si përgjigje e propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për shpërnguljen e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe zhvendosja e tyre në Egjipt dhe Jordani.

Londër - Kryeministri britanik Kir Sarmer deklaroi sot se palestinezët duhet të kenë mundësinë që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe sërish ta ndërtojnë Rripin e Gazës, i cili është nën rrënoja pas luftës 15-muajshe mes forcave izraelite dhe Lëvizjes Hamas. Starmer reagoi ndaj propozimit të presidentit amerilkan Donald Tramp për shpërnguljen e palestinezëve.

 Londër - Temperatura në Polin e Veriut të dielën, 2 shkurt, është rritur për më shumë se 20 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, duke arritur në -1 gradë, që është pragu për shkrirjen e akullit, njoftoi Shërbimi për Ndryshimee Klimartke i BE-së "Kopernikus". Sipas shkencëtarëve, kjo valë jashtëzakonisht e ngrohtë është e lidhur me një sistem me presion të ulët mbi Islandë, i cili po drejton një rrjedhë të fortë ajri të ngrohtë drejt Arktikut, njoftoi gazeta britanike "Gardian". 

Paris - Franca dhe Spanja kanë bërë të ditur se janë kundër propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp, që SHBA-ja ta marrë kontrollin ndaj Rripit të Gazës dhe banorët në territoret palestineze t'i shpërngulë në një vend tjetër. "Franca është kundër çdo lloj shpërngulje të detyrueshme të popullatës palestineze nga Gaza - kjo vetëm që është shkelje serioze e të drejtës ndërkombëtare dhe goditje ndaj ambicjeve legjitime të palestinezëve, por është edhe pengesë e madhe për zgjidhjen për dy shtete dhe paraqet faktor destabilizues për partnerët tanë të afërt në Egjipt dhe Jordani dhe për gjithë rajonin", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, Kristof Lemoan.

Bruksel - Përfaqësuesi i Bullgarisë në Grupin punues për zgjerim të BE-së më tha se pala bullgare është e gatshme për bisedime dhe po dërgon mesazhe pozitive për vendosjen e dialogut, deklaroi për MIA-n ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani i cili nga dje është për vizitë pune dyditore në Bruksel. "Mendoj se po krijohet një ambient i mirë të cilin duhet ta shfrytëzojmë jo vetëm për të vendosur dialog i cili duhet të ekzistojë mes vendeve fqinje për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, por edhe hapësirë ​​që do të na çojë drejt një zgjidhje të pranueshme të përbashkët e cila përfundimisht do të na çojë në BE”, theksoi Murtezani.

Gjenevë - Çdo shpërngulje e detyruar ose deportim i njerzëve nga territori i okupuar e shkel të drejtën ndërkombëtare, njoftoi sot Zyra për të drejta të njeriut të KB-së (UNHR) si përgjigje e propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për shpërnguljen e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe zhvendosja e tyre në Egjipt dhe Jordani.

Amsterdam - Lideri i Partisë holandeze të ekstremit të djathtë PVV, Gert Vilders sot mbështeti planin e presidentit amerikan Donald Tramp për shpërngulje të detyrueshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës në Egjipt dhe Jordan. "Shumë e vërtetë, president Tramp! Siç kam thënë gjtihmonë, Jordani dhe Palestina (janë të njëjta). Le të shpërngulen palestinezët në Jordan. Problemi me Gazën është zgjidhur", shënoi Vilders në rrjetin Iks.

Kopenhagë - Plani i presidentit amerikan, Donald Tramp për okupim të Rripit të Gazës dhe zhvendosje të popullatës së saj është "i paligjshëm dhe tërësisht absurd", deklaroi sot raportuesja e posaçme e KB-së për territoret palestineze, Françeska Albaneze. "Ajo që ai (Trampi) e propozon është tërësisht absurde", tha raportuesja gjatë vizitës në Kopenhagë.

Erebro - Shefi i policisë në Erebro, Suedi, Robert Eid Forest, deklaroi se ende nuk dihet motivi për të shtënat në shkollën për të rritur, në të cilën jetën e humbën së paku 11 persona, ndërsa shumica janë lënduar, dhe nuk janë identifikuar të gjitha viktimat. Ai në konferencë prë shtyp tha se kryesi nuk është i njohur për policinë dhe nuk ka lidhje me grupe kriminale, si dhe se nuk ka asgjë që tregon se veprën e ka kryer për shkaqe ideologjike. Kryesi ishte i moshës 35-vjeçare dhe nuk kishte kurfarë tëa rdhura. Ka hyrë në shkollë i armatosur me pushë gjuetie, transmeton servisi publik suedez SVT.

Aman - Mbreti jordanez, Abdullahu i Dytë sot e hodhi poshtë çdo tentim për marrje të kontrollit ndajh territoreve palestineze dhe zhvendosje të banorëve të saj, sipas propozimit të presidentit amerikan, Donald Tramp që SHBA-ja ta marrë kontrollin ndaj Rripit të Gazës. Gjatë takimit me presidentin palestinez, Mahmud Abaz, mbreti i jordanisë e ceki nevojën që të ndalen aktivitetet për zhvendosje dhe të hidhet poshtë çdo tentim për aneksim të vendit dhe zhvendosje të palestinezëve nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, ceket në kumtetsën nga Pallati mbretëror.