• Thursday, 06 February 2025
MIA FLESH

12:00/6 shkurt/2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. "Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi, kurse drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze përkundër praktikave të deritanishme të abuzimit që kanë hedhur rrënjë të thella në sistem. Maqedonia duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar që e mban rob dhe peng dhe është shkaku i rënies dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve të saj. Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili, sipas bindjes time të thellë, është pjesë e sistemit që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. Maqedonia duhet të fitojë!, është publikuar në profilin zyrtar në Fejsbuk të kryeministrit Mickoski.

Shkup - Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti mori pjesë në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, që u organizua nga Kongresmenët Pit Seshëns dhe Robert Aderholt, kumtuan sot nga Lëvizja demokratike. Në këtë forum u diskutua për çështje të sigurisë për Ballkanin Pernëdimor dhe Bashkimin Europian, duke u fokusuar në nevojën për forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe angazhimit të shtuar të vendeve të rajonit në NATO.

Prishtinë - Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat do të përcaktohet përbërja e re e Parlamentit me 120 anëtarë për katër vitet e ardhshme. Në zgjedhje do të marrin pjesë 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në vend që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i shtetit, pas konsultimeve me partinë politike ose koalicionin që ka shumicën për të formuar Qeverinë, propozon një kandidat për kryeministër në parlament.

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka hedhur poshtë informacionet se në Shqipëri do të vendosen palestinezë, duke u përgjigjur në pyetjen e një qytetari në potkastin e tij "Sy më sy". Në pyetjen nëse janë të vërteta informacionet për ardhjen e palestinezëve në Shqipëri, pas iniciativës së presidentit amerikan, Donald Tramp për zhvendosjen e tyre, Rama i hodhi poshtë pretendimet, duke i quajtur sajesë nga “këneta”, duke nënkuptuar se është gënjeshtër e opozitës.

Sarajevë - Ish ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Dragan Mektiq, u sulmua dhe rrahur nga disa persona të panjohur para shtëpisë së tij në qytetin Përnjavor. Ai informoi se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 dhe rasti është denoncuar në polici, e cila është në kërkim pas autorëve. Gjyqtari hetimor sulmin e ka cilësuar si vepër penale lëndim trupor. Mektiq për portalin Kliks deklaroi se sulmuesit ishin të maskuar dhe kanë qëndruar në hyrje të ndërtesës, në të cilën ka jetuar.

Zagreb - Internet platforma kroate "Alo, inspektor" paralajmëroi për nesër bojkot të përgjithshëm njëditor të dyqaneve dhe shërbimeve në vend, i treti që nga fillimi i atij aksioni për shkak të çmimeve të larta dhe bojkot njëjavor të "Konzum" nga e shtuna, 8 shkurt. Sipas anketës, të radhës në listën e bojkoteve njëjavore janë dyqanet “Plodine” dhe “Studenac”.

Zagreb - Shkolla e mesme Mekanike-teknike në Zagreb, Faust Vraçiq, njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë marrë paralajmërim për bombë të vendosur. Policia është në vendngjarje dhe po kryen mbikëqyrje në terren. Për shkak të masave të sigurisë, mësimi nuk do të mbahet në turnin e mëngjesit as në atë shkollë, as në shkollën fqinje Elektroteknike, njoftojnë mediat zagrebase.

Zagreb - Shkolla ​​në Pozhegë dhe Çakovec kanë marrë sot paralajmërime për vendosje të mundshme të mjeteve shpërthyese, njoftojnë mediat kroate. "Në ato lokacione janë dërguar nëpunës policorë për ndërmarrjen e masave shtesë", thonë nga Policia e Pozhegës. Policia u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, ndërkohë që hetimet vijojnë. Më shumë hollësira do të dihen pas përfundimit të kontrolleve policore.

Athinë - Në periudhën prej orës 1 pas mesnate, e deri në orën 9 të mëngjesit në pjesën detare mes ishujve grek Santorini dhe Amorgos ishin regjistruar 22 tërmete me fuqi prej katër ballë, sipas të dhënave në dispozicion të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, ndërsa të gjitha pas atij të mbrëmbshmit prej 5,2 ballë, që ishte edhe më i fuqishmi në serinë e tërmevete gjatë ditëve të kaluara, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Paris - Ekspertë globalë do të debatojnë për kërcënimin nga Inteligjenca artificiale (IA) në tubimin në Paris sot dhe nesër, para samitit të liderëve botërorë për industrinë teknologjike. Pritet mijëra persona në këtë ngjarje me qëllim që të gjendet zgjidhje e përbashkët për teknologjinë, që ka shqetësoi shumë sektorë biznesi për më pak se dy vjet - si dhe të mbajë Francën dhe Evropën në hartë si konkurrentë të besueshëm në garën për Inteligjencë artificiale.

Bruksel – Çmimet e produkteve në industrinë evropiane u ulën në dhjetor, tregoi raporti i Entit Shtetëror të Statistikës. Çmimet e prodhimit të produkteve industriale në eurozonë dhe BE u rritën për 0,4 për qind në dhjetor në krahasim me muajin e kaluar kur u rritën për 1,7 për qind në dy zonat, llogaritën statistikat. Më së shumti u rritën çmimet në sektorin energjetik dhe në eurozonë dhe në BE, për 1,4, gjegjësisht 1,3 për qind. Rritja është ngadalësuar në krahasim me nëntorin, kur në të dy zonat janë rritur 5,6 për qind. Në shumë sektorë të tjerë ata ishin gati të pandryshuara në krahasim me nëntorin. 

Kiev - Ukraina sot njoftoi se ka robëruar më shumë se 900 ushtarë rusë gjatë luftimeve gjashtëmujore në rajonin perëndimor të Rusisë, Kursk. Operacioni luftarak ukrainas pas kufirit me Rusinë filloi vitin e kaluar në gusht. "Gjatë operacionit, forcat ukrainase kanë robëruar 909 ushtarë rus, duke plotësuar ndjeshëm fondin për këmbim", thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase. "Kjo mundësoi që të kthehen në shtëpi qindra mbrojtës ukrainas që mbahen në burgjet ruse", thuhet në kumtesë.

Tel Aviv - Dy ushtarë izraelit e humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi mbrëmë vonë në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite (IDF). Për shkak të erërave të forta, një vinç u rrëzua mbi ushtarët izraelitë, njoftoj Tajms of Izrael.  "Humbën jetën dy ushtarë të moshës 20 dhe 21 vjeçarë. Prej tetë ushtarëve të lënduar, njëri është në gjendje të rëndë", njoftoi IDF.

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac, ka urdhëruar ushtrinë që të përgatisë një plan që do t'u mundësojë banorëve të Gazës të largohen vullnetarisht nga enklava palestineze, publikoi kabineti i tij. Në kumtesën thuhet se Kac e përshëndeti "planin e guximshëm të presidentit amerikan Donald Tramp", i cili "mund të mundësojë një pjesë të madhe të popullsisë së Gazës të udhëtojë në vende të ndryshme anembanë botës", shkruan "Tajms of Izrael".

Tel Aviv – Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar deklaroi se Izraeli do të tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC), duke e akuzuar trupin për “mbrojtje të shkelësve të të drejtave të njeriut”, përderisa, siç bëri të ditur, e “dominizon” Izraelin dhe “propagandon antisemitizëm”. “Izraeli i bashkëngjitet SHBA-së dhe nuk do të marrë pjesë në UNHRC”, shkroi Sar në platformën X.

Milano - Zhoao Feliks shënoi gol në ndeshjen e tij të parë për Milanin, pas transferit nga Çellsi. Mesfushori i "rosonerëve" mbrëmë shënoi gol kundër Romës në çerekfinalen e Kupës së Italisë, të  cilën milanezët e fituan me rezultatin 3:1. Kundërshtar i Milanit në gjysmëfinale do të jetë fituesi nga ndeshja Lacio - Inter.