
15:00 / 28 shkurt / 2025
Shkup - Dorëheqje të ministres së Financave, Gordana Dimitrovska koçoska këruan nga LSDM-ja për shkak të ofendimeve ndaj deputetes Sllavjanka Petrovska në seancën e djeshme qeveritare në Kuvend. Në konferencën për shtyp para Ministrisë së Financave, deputetja Jovanka Trençevska theksoi se fjalët e shpehura nga ministrja nuk kanë qenë vetëm ofendim ndaj Petrovskës, por ndaj çdo gruaje dhe njeriut që ndonjëherë është diskriminuar, nënçmuar ose ofenduar.
Shkup - Propozimi për shkarkimin e prokurorit republikan Lupço Kocevski ende nuk ka arritur në Këshillin e prokurorëve publikë, informoi kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska. Në deklaratë për media pas seancës së sotme ajo nuk dha përgjigje për procedurat e mundshme pas marrjes së propozimit. "Fillimisht ta marrim propozimin, t'i shohim konstatimet, që janë theksuar në të njejtin, pastaj do të prononcohemi. Ashtu siç është shënuar në lgij do të veprojmë, konform kompetencave ligjore të këshillit. Para se të arrijë propozimi nuk mund t'ju jap përgjigje për këtë çështje", tha ajo.
Shkup - Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi që ta shqyrtojë kërkesën e prokurores Natasha Kërstevska Caleva për lirim nga detyra në Prokurorinë e Lartë Publike në përbërje të plotë, pasiqë në seancën e sotme nuk ishin të pranishme anëtaret Keti Petkova dhe Elena Dogazanska Koleva. Kërstevska Caleva ishte emëruar për shefe në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup deri zgjat largimi i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi. Propozimin për emërimin e saj e ka bërë prokurori publik i Republikës Ljupço Koceski.
Shkup - Anëtarët e Këshillit të ASHMAA dhe të Këshillit programor të MTV-së të përzgjedhen me shumicë absolute të deputetëve në Kuvend në vend që me dy të tretat e shumicës kualifikuese, të mundësohet procedurë e qartë dhe e detyrueshme që në procesin e vendimarrjes për kandidatët më të mirë do t'i përfshijë edhe përfaqësuesit e opinionit publik të inetersuar dhe profesionist, që të përmirësohet vetë procesi i zgjedhjes së anëtarëve dhe të kthehet sistemi i propozuesve të autorizuar me dispozita precize për profilin dhe profesionalizmin e kandidatëve për anëtarë të këtyre dy rupave - janë rekomadimet nga tryeza e sotme e rumbullakët "Si deri te trupat kompetet regullator?".
Shkup - Mediat dhe organizatat e shoqërisë civile luajnë rol të madh në proceset demokratike dhe në promovimin e vlerave demokratike. Nevojitet kornizë politike, e cila do të mbrojë gazetarët në bazë të ligjit evropian. Kjo mund të jetë garanci për ekzistencën e lirisë së fjalës. Liria e fjalës dhe liria e medias është sfidë me të cilën përballen edhe shtetet anëtare të BE-së, e të gjithë ne duhet të përqendrohemi në punën në këtë fushë, porositën sot folësit sot gjatë sesionit të dytë të punës. Komitetin e përbashkët të 23-të parlamentar BE-Maqedoni e Veriut, që u mbajt në Kuvend. Deputeti Gordan Bosanac vuri në fjalimin e tij në seancën e sotme përkujtoi se nuk mund të ekzistojë demokraci pa media të lira dhe pa shoqëri civile.
Shkup - Ambasadori spanjoll në vend Rafael Soriano Ortiz, sot përmes një publikimi në rrjetin social Iks, ka lavdëruar kryeministrin Hristijan Mickoski i cili mëngjesin e sotëm, ashtu siç thuhet në publikim, i ka kaluar të gjitha formalitetet në aeroportin e Shkupit, si të gjithë udhëtarët e tjerë. "Mëngjesin e sotëm mora një fluturim për në Stamboll. Në linjën e kontrollit turistik takova kryeministrin Hristijan Mickoski i cili kaloi formalitetet, duke përfshirë kontrollet përkatëse, si dhe çdo udhëtar tjetër. Kryeministër shembullor i thjeshtë dhe normalitet. Të lumtë!", ka shkruan Ortizi në rrjetin Iks.
Shkup - Konferencë rajonale "Së bashku udhëheqim: Të rinjtë janë forcë e Ballkanit", mbahet sot në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup. Bëhet fjalë për konferencë që është organizuar së bashku me tre partnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia, të mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor. "Duam që përmes kësaj konference të ofrojmë platformë ku të rinjtë të bashkohen së bashku, të flasin për sfidat me të cilat përballen dhe të bëjnë thirrje për veprim në të gjitha fushat që i gjetën, ku e gjetën veten më të prekurit që ata mendojnë se janë më të rëndësishmit. Këto janë fushat e shëndetësisë, shërbimeve konfidenciale falas të shëndetit mendor miqësor për të rinjtë, shëndetit riprodhues, arsimit të arritshëm për të gjithë të rinjtë në vend, po edhe për të margjinalizuarit, politikat e punësimit të të rinjve, si dhe politikat e mjedisit jetësor që përfshijnë të rinjtë si kreatorët e tyre, tha Dragana Karovska Çemerska, nga HERA, Asociacioni për Edukimin Shëndetësor dhe Hulumtim.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi vizitë pune me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Zhelasko Radukov, kumtoi MPB-ja. Në takim u fol për planet dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit policor përmes nënshkrimit të Planit për veprim ose të programit për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive. Në plan do të rishikohen aktivitetet e planifikuara dhe tashmë të filluara dhe planifikohet fillimi i të rejave.
Shkup - Në vitin 2024, investimet e përgjitshme direkte në vend arrijnë 1 miliard e 225 milionë euro, ndërsa rritja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte plot 400 milionë euro, që për Maqedoninë dhe rajonin është rezultati më i mirë ekonomik, njoftoi kryeministri Mickoski në Fejsbuk. Me këtë, siç thekson, Maqedonia do të arrijë nivelin më të lartë në histoninë e investimeve të huaja direkte.
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me eurodeputetët që morën pjesë në Takimin e 23-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar Maqedonia e Veriut - Bashkimi Evropian, bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit. Delegacioni, i udhëhequr nga eurodeputeti kroat Karlo Resler, bashkëkryesues i këtij komiteti të përbashkët, përbëhet nga 13 deputetë nga pothuajse të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian, duke përfshirë edhe Tomas Vajcin, referues për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian. Në takim mori pjesë edhe Mihalis Rokas, ambasador dhe shef i Delegacionit të BE-së në vend.
Shkup - Në pajtim me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, duke filluar nga mesi i prillit, tregtarët me pakicë do të duhet të publikojnë çmimet e të gjitha produkteve në ueb-faqet e tyre dhe në dhjetë ditët e ardhshme do të publikohen rregulloret se si duhet të publikohen, tha në konferencë për shtyp, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Ai me këtë rast nënvizoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut do të dalë në terren dhe për marketet që nuk respektojnë vendimin, gjobat do të lëvizin nga 500 deri 10 mijë euro, madje edhe mbylljen e marketeve për 15 ditë.
Shkup - Në gjysmën e parë të marsit duhet të mbahet seancë për pesë interpelancat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi. Pesë anëtarët e Këshillit gjyqësor iu përgjigjën interpelancave, tha në takimin me gazetarët kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Këto ditë përgjigje të interpelancave deri tek anëtarët e Këshillit gjyqësor do t'u dorëzohen deputetëve. Gashi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se deri te Kuvendi nuk ka marrë shkresë nga Qeveria në lidhje me prokurorin publik, Lupço Kocevski.
Shkup - Norma mesatare e interesit në depozitat e përgjithshme në janar ishte 2,18 për qind, duke shënuar një rritje vjetore prej 0,46 për qind pikë. Tek kreditet e përgjithshme vërehet rënie vjetore prej 0,34 për qind pikë. Në muajin janar ato arritën 5,21 për qind. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, tek kreditë e reja të miratuara në janar është vërejtur një rritje mujore prej 0,28 për qind pikë dhe rënie vjetore prej 0,52 për qind pikë, ndërsa tek depozitat e sapo pranuara është ulur me 0,30 për qind pikë në bazë mujore, ndërsa në nivel vjetor ka rritje prej 0,26 për qind pikë.
Shkup - Pagesa e pagave që nga fillimi i vitit ka ecur normalisht dhe nuk ka asnjë devijim në tendencat e përgjithshme, sa është afati kohor i dorëzimit të përllogaritjeve të pagave për pagesat në kohë të pagës bruto, si dhe cila është tendenca e vonesës së pagës bruto, potencoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) Elena Petrova në takim me gazetarët. Vlerësoi se në dy muajt e parë të vitit ka një grumbullim diçka më të mirë tek të gjitha taksat në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa veçanërisht të tatimit mbi të ardhurat personale për të cilin kompenent kryesor është tatimi mbi pagën që paguhet kur paguhen pagat.
Shkup - Pagesa e parave nga shërbimi i TVSH-ja ime dhe rimbursimi i TVSH-së për kompanitë rrjedh në mënyrë të vazhdueshme, porositi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) Elena Petrova. Ajo vlerësoi se fillimisht duhet të përfundojë përpunimi i deklaratave tatimore tremujore të cilat janë dorëzuar deri më 25 janar dhe më pas do të fillojë pagesa e mjeteve nga TVSH-ja ime.
Shkup - Sot në orët e pasdites dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale, në disa vende të rrëmbyeshme me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Dhe nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, kumtoi DPHM-ja. Të dielën në më shumë vende do të ketë reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme (deri në 15 l/m2) dhe temperaturat ditore do të jenë më të ulëta. Gjatë natës drejt të hënës në zonat malore dhe në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe veriore reshjet do të jenë kohëpaskohe me borë. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë më e fuqishme veriore.
Tetovë - Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka thënë se propozimi i djeshëm i Ali Ahmetit, i dhënë në një tubim partiak, që në tetor krahas zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk është i pranueshëm për partitë që janë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Kasami vlerësoi se BDI krijon çdo ditë alibi për të shmangur pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.
Athinë - Incidente serioze kanë ndodhur në qendrën e Athinës pas përfundimit të një pjese zyrtare të protestës për dyvjetorin e aksidentit hekurudhor në Tempi, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Grupe të mëdha personash të maskuar hodhën dhjetëra kokteje molotovi, mermer, shishe dhe sende të tjera në ndërtesën e Kuvendit. Incidentet janë zgjeruar edhe në rrugët përreth, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shok bomba.
Bruksel - Bashkimi Evropian ka një qëndrim të qartë për Ukrainën dhe po ndjek me kujdes gjithçka që po ndodh në lidhje me vendin, deklaroi sot zëvendës-zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Ariana Podesta, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për pritjet e BE-së nga takimi i presidentëve të SHBA-së dhe Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski në Uashington. "Qëndrimi ynë ka qenë kristal i qartë që në fillim dhe mbetet i pandryshuar. Ne po punojmë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën", deklaroi Podesta.
Islamabad - Të paktën gjashtë besimtarë islamikë kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës gjatë lutjeve tradicionale të së premtes para një shkolle islame në veriperëndim të Pakistanit, zonë ku janë aktivë talibanët, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar një njoftim të policisë. Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i një shkolle fetare, Mullah Hamid ul Haq - djali i Mullah Sami ul Haq, i cili konsiderohet "babai" i lëvizjes talebane. Disa persona u plagosën. Sipas policisë, bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës.