
09:00/28 shkurt/2025
Shkup - Në Kuvend sot do të vazhdojë mbledhja e 23-të e Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut. Siç është publikuar në faqen e Kuvendit, fillimisht do të mbahet takimi me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashin dhe më pas do të mbahet seanca e dytë punuese e Komisionit të Përzier Parlamentar të 23-të BE-Maqedonia e Veriut. Komiteti i Përzier Parlamentar Maqedonia e Veriut dhe Bashkimi Evropian është formuar në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian të 10 marsit të vitit 2004 dhe paraqet një mundësi të rëndësishme për thellimin e dialogut dhe forcimin e përkushtimit të përbashkët për të ardhmen evropiane të vendit.
Shkup - Aleanca kombëtare për sëmundje të rralla (ANSRM) sot në Shkup do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të sëmundjeve të rralla. Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të ngrihet ndërgjegja publike për sfida, me të cilat përballet personat me sëmundje të rralla dhe familjet e tyred, si dhe të nxitet dialogu institucional për avancimin e politikave për integrimin e tyre më të mirë në shoqëri. Në kuadër të shënimit do të mbahet konferencë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë, ministritë relevante (e shëndetësisë, arsimit, politikës sociale, demografisë dhe rinisë), nga institucionet (Fondi për sigurim shëndetësor, Agjencia për ilaçe, Komisioni për parandalimin e diskriminimit etj), ekspertë mjekësorë, organizata për pacientë...
Shkup - Në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup sot do të mbahet konferencë rajonale "Së bashku udhëheqim: Të rinjtë janë fuqia e Ballkanit". Qëllimi është që të ofrohet platformë e fuqishme për bahskimin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor që të flasin me zë për gjendjen dhe sfidat dhe të bëjnë thirrje për dialog, në të cilin do të jenë partnerë të barabartë në marrjen e vendimeve për shkak të arritjes së qasjes së plotë deri në arsimim cilësor dhe mundësi për punësim, gëzim të shërbimeve gjithpërfshirëse shëndetësore pa përjashtim, zhvillim të jetës kulturore dhe aksione seriozisht të përpunuara për një të ardhme të qëndrueshme.
Shkup- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, vende vende nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur në 70 metra në qafat malore të Strazhës dhe Bukovës. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina paradite. Pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 2 deri në 8, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 11 deri në 17 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite në pjesë të luginës me mjegull, ndërsa gjatë ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.
Prishtinë - Ish-shefja e ekipit negociues të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, vlerësoi se ndryshimet e mundhsme të kufinjve të Ballkanit do të ishin "mirë për shqiptarët" sepse, siç tha, "do të bashkojë (atë) komb të ndarë tragjikisht". Tahiri në Fejsbuk ka shkruar se "kanë filluar spekulimet për bisedimet e paqes të udhëhequra nga Trampi". "Spekulime nga analiste pro-rus e pro-Serbi po afirmojne idene e ndryshimit te kufijve, duke perfshire edhe Ballkanin, më saktë mes Kosoves dhe Serbise", theksoi Tahiri.
Banjallukë - Asmableja kombëtare e Republikës Sërpska (AKRS) mbrëmë ka miratuar ligj me të cilin ndalohet puna në Gjykatë dhe Prokurorinë e Bosnjë e Hercegovinës, Agjencinë për hetime dhe mbrojtje të BeH-së (SIPA) dhe Këshillin e lartë gjyqësor dhe prokuror të BeH-së (KLGJP). Me votat e përfaqësuesve të koalicionit qeveritar, të kryesuar nga Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur (LSDP), është miratuar Ligji për moszbatimin e ligjeve dhe ndalesën për akte të institucioneve jashtëinstitucionale të BeH-së, me të cilin parashikohet që ligjet për Gjykatën në BeH, për Prokurorinë e BeH-së, AKRS dhe KLGJP nuk do të zbatohen më në territorin e RS.
Berlin - Konservatorët nga blloku CDU/CSU, të cilët fituan më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani, sot do të fillojnë bisedimet me Socialdemokratët (SPD) për formimin e një koalicioni të mundshëm, deklaruan burime nga të dyja taboret. Lideri i Unionit Demokristian (CDU), Fridrih Merc, i cili duhet do të bëhet kancelari i ri, paraprakisht deklaroi se dëshiron të formojë qeveri deri për Pashkë, më 20 prill, por socialdemokratët theksuan disa mosmarrëveshje për formimin e "koalicionit të madh" të tyre të pestë.
Seul - Koreja e Veriut këtë javë ka kryer test strategjik për raketa kryqëzuese në bregun e saj perëndimor që t'i tregojë aftësitë e saj për parandalim bërthamor, njoftuan sot mediat shtetërore në Phenian, transmeton DPA. Armata Popullore Koreane (KPA) testimin e raketave e ka kryer të mërkurën në mëngjes, nën mbikëqyrjen e liderit koreaniverior Kim Xhong Un, publikoi agjencia shtetërore KCNA. Kim u ka bërë thirrje forcave të armatosura koreanoveriore që t'i mbrojnë sovranitetin dhe sigurinë e vendit "me mburojë të sigurt bërthamore", shtoi KCNA, e transmetuar nga agjencia gjermane.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se marrëveshja për mineralet me Ukrainën është garancion sigurie që i nevojitet Kievit kundër Rusisë, duke hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit britanik Kir Starmer për mbështetjn shtesë ushtarake amerikane. Starmeri, i cili është takuar me Trampim për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, tha se paqja në Ukrainë është e mundur vetëm falë tij. Para takimit, Starmeri theksoi se paqja e përhershme në Ukrainë nuk është e mundur pa garanci të forta sigurie amerikane, të cilat Trampi pothuajse i ka hedhur të gjitha poshtë.
Uashington - NATO e jep garancinë më të mirë të sigurisë për Ukrainën, deklaroi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politik të jashtme dhe siguri, Kaja Kalas, duke kundërshtuar drejtpërdrejtë pozicionin e presidentit amerikan Donald Tramp. Kalas në Uashington deklaroi se evropianët nuk do të mund të kontribuojnë për marrëveshjen eventuale për Ukrainën nëse nuk ftohen në tryezën negociuese, derisa Trampi drejtpëdrejt do të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin. "Ombrella NATO" është gjëja e vetme që me të vërtetë funksionon, garancia e vetme e sigurisë që funksionin", deklaroi ish-kryeministrja e Estonisë, e cila është për vizitë në Uashington.