
15:00 / 27 shkurt / 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski bën thirrje të ketë sa më shumë shqiptarë cilësor në administratën publike, por tha, problem është sot të gjenden të tillë, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, që do të punojnë për pagë prej 25 mijë denarë. "Publikisht bëj thirrje të aplikojnë sa më shumë shqiptarë, sa më shumë turq, romë, vllehë, serb, boshnjakë, të punësohen në administratën publike. Dhe unë nuk jam i robëruar në përqindje. Vetëm të kemi njerëz cilësorë që janë të motivuar për të punuar, për të filluar punën menjëherë, nesër. Nuk aplikojnë, nuk ka interes. Askush nuk do të vijë për rrogë 25 mijë denarë... Kemi konkurse të hapura dhe i kërkojmë njerëzve të punësohen, nuk duan sepse kanë punë më të mira dhe më të paguara. Shiko, do të doja që të gjithë të vijnë në zyrën time për rrogën që kam dhe të gjithë të jenë shqiptarë. Nuk ka asnjë. Ata nuk janë të interesuar", tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur deputetes Rina Ajdari nga BDI, e cila pyeti nëse partnerët qeveritarë janë pajtuar për punësim me bazë etnike në administratën publike.
Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Sllavjkanka Petrovska nga LSDM-ja për votimin e rezolutës për Ukrainën, tha se vende anëtare të BE-së nuk kanë pasur një qëndrim të përbashkët dhe ishte logjike që të mbështetet rezoluta e SHBA. Mickoski pyeti nga foltorja e Kuvendit pyeti nëse kanë qenë kundër, pse vendet anëtare të BE-së nuk kanë votuar kështu në Këshillin e Sigurimit të KB-së. "Vendimi ishte i tillë, sepse kishim zgjedhjen ose të rreshtoheshim ndër të parët së bashku me partnerin tonë strategjik SHBA-në, ose të mbështesnim qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Evropian. Kur pamë se në Bashkimin Evropian nuk kishte një qëndrim të përbashkët për rezolutën, atëherë ishte logjike të mbështesnim rezolutën e propozuar nga SHBA-ja", deklaroi kryeministri Mickoski.
Shkup - Inflacioni i ushqimit gjatë qeverisjes së LSDM-së ka arritur edhe mbi 30 për qind, ndërsa sot është shumë më e ulët, në tre për qind, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në përgjigjen e pyetjeve të deputetëve. "Më pak se të gjithë keni të drejtë të komentoni për shpenzimet dhe për shpenzimet e udhëtimit në të cilat administrata në Ministrinë e Mbrojtjes e latë në të njëjtin nivel me deputetët, ndërsa konsideroj se nuk duhet të jetë kështu. Ju bëj thirrje të jepni një propozim të qëndrueshëm, konstruktiv që nuk cenon integritetin dhe dinjitetin e deputetëve dhe nuk ka asnjë problem, do ta zgjidhim", i tha Dimitrievska Koçoska deputetes Sllavjanka Petrovskës nga LSDM-ja e cila e shtroi pyetjen.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot ka pritur në takim ambasadoren amerikane Angela Ageler, në të cilën është konfirmuar partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve. "Në takim konfirmuam partneritetin e fortë dhe strategjik mes dy vendeve tona, me fokus forcimin e vlerave demokratike, rritjen ekonomike dhe sigurinë rajonale. Partneritet që dëshmohet edhe nga vizitat e nivelit të lartë dypalësh të realizuara në periudhën e kaluar", ka bërë të ditur Mucunski në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.
Shkup - Në shumë lokacione në Shkup mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje, në kuadër të aksionit policor, lidhur me parregullsitë që janë konstatuar në punën e INP Burgu Shkup gjatë kontrolleve të pak muajve më parë të kryera nga Drejtoria për Ekekutimin e Sanksioneve, informojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve. "Departamenti për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në MPB, në koordinim me prokurorin publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup", informuan nga MPB-ja dhe paralajmëruan informacione më të detajuara gjatë ditës.
Shkup - Më 26.02.2025 në orën 19.20 në f. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe Stacioni Policor Gostivar e kanë arrestuar H.V.(35) nga Kavadari. MPB sot kumtoi se ai është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhërit gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjet për veprat e kryera penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ sipas nenit 215 dhe „marrjes së mjetit motorik“ sipas nenit 242 të Kodit Penal.
Shkup - Numri i fëmijëve të gjallë në tremujorin e katërt të vitit 2024, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2023, është ulur për 4,2 për qind dhe është 3.968 fëmijë. Siç njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt të vitit të kaluar shënon rënie prej një për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023 dhe është 5.174 persona, ndërsa prej tyre 10 janë foshnje. Shtimi natyror është negativ dhe është -1 206, që do të thotë se për kaq shumë njerëz, numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.
Athinë - Një sërë lëshimesh dhe mungesash në hekurudhën greke; fakte dhe dëshmi të shkatërruara në vendin e ngjarjes; prani e mundshme e karburantit të panjohur që e ka krijuar topin e zjarrit pas përplasjes së dy trenave, shkaku për vdekjen është zjarri, janë pjesë e qëndrimeve të anëtarëve të Drejtorisë kombëare greke për hetim të aksidenteve hekurudhre dhe ajrore dhe sigurisë në transport (EODASAAM), të cilët sot e kanë prezantuar raportin nga hetimi për aksidentin hekurudhor tek Tempi para dy viteve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nesër mbushen dy vite nga aksidenti hekurudhor, në të cilin jetët i kanë humbur 57 persona, ndërsa sot është prezantuar raporti konkret, i cili ka rol këshillëdhënës, ndërsa në konferencën për stypo në Athinë, që ka filluar me një minut heshtje për viktimat, ishin të pranishëm edhe anëtarët e familjeve të të vdekurve, si dhe avokatët në rastin.
Bruksel - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të takohet me sekretarin shtetëror amerikan, Marko Rubio, konfirmoi sot Komisioni Evropian. "Nuk kam asgjë për të shtuar për atë që është thënë tashmë. Me të vërtetë, Përfaqësuesja e Lartë nuk do të takohet me sekretarin shtetëror amerikan Marko Rubio gjatë këtij udhëtimi për shkak të problemeve në agjendën dhe nuk kam asgjë tjetër për të ndarë me ju”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Anuar El Anuni, në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse takimi me Rubio ishte konfirmuar nga pala amerikane përpara nisjes së Kallas për SHBA.
Bruksel - Nëse ekziston një konflikt mes të drejtës së një subjekti për qasje deri te informacionet dhe sekretet më të ashpra afariste, të organeve përkatëse për mbrojtjen e të dhënave ose të Gjykatës mund t'u lejohet qasje informacioneve relevante të rëndishme që të vlerësojnë se cilat nga ato të dhlna mund të zbulohen, vendosi sot Gjykata Evropiane e Drejësisë. Aktvendimi është marrë pas ankesës së vendimit të Gjykatës ausriake, i cili ka vendosur që Agjencia amerikane kredituese "Dan end Broudstrit" (DB) duhet një shtetasi të Austrisë, kërkesa e së cilës është refuzuar, t'i lejojë ekspertizë në raportin e saj kreditor. DB ka pohuar se me lejimin e ekspertizës në raport do të "detyrohet të ndajë sekrete të mbrojtura afariste".
Stamboll - Bisedimet mes rusëve dhe amerikanëve për punën e përfqësive diplomatike kanë filluar mëngjesin e sotëm në Stamboll, në kontekst të afrimit në rritje ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit pas shprehjes së dëshirës për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Ky takim me dyer të mbyllura, i drejtuar nga diplomatë rusë dhe amerikanë në rezidencën e konsullit të përgjithshëm amerikan, është takimi i dytë mes përfaqësuesve të dy fuqive, pas atij të mbajtur më 18 shkurt në Arabinë Saudite.
Kiev - Lufta e Tretë Botërore tashmë është në vjim, pasi lufta ruso-ukrainase përfshin shumicën e vendeve të zhvilluara në botë, deklaroi sot shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak të Ukrainës, Kirilo Budanov, transmeton Ukrinform. "Kjo është një pyetje filozofike. Varet se si e shikoni. Për mua është (Lufta e Tretë Botërore), në të janë përfshirë shumica absolute e vendeve më të forta dhe më të zhvilluara në botë, ky është vetëm një fakt", tha Budanovi në pyetjen nëse lufta në Ukrainë mund të konsiderohet për Luftë të Tretë Botërore.
Santa Fe - Fituesi i Oskarit, Juxhin - Xhon Hekman ka vdekur dje në moshën 95 vjeçare. Në një deklaratë për mediat lokale, sherifi i qarkut të qytetit Santa Fe, Ejdan Mendoza tha se Hekman dhe bashkëshortja e tij - pijanistja Betsi Arakava, janë gjetur të vdekur dje pasdite, në shtëpinë e tyre në kryeqytetin e shtetit federal amerikan Nju Meksiko. "Mund të konfirmojmë se edhe Xhin Hekman dhe bashkëshotja e tij janë gjetur të vdekur të mërkurën", njoftoi departamenti i policisë së Santa Fe.