• Tuesday, 04 March 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00 / 27 shkurt/ 2025 

Shkup - Projekti për investime më të mëdha kapitale në komunat me mjete nga huaja hungareze nevojitej për t'u përmirësuar kushtet për jetë të qytetarëve. Me përfundimin e thirrjes së dytë do të kemi numër të madh të projekteve të realizuara, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, vlerësoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se prokurorit publik Ljupço Kocevski i është dhënë një shans, por se në periudhën e kaluar, siç tha ai, nga ai nuk është parë asgjë tjetër përveç qerime hesapesh me njerëz që nuk mendojnë njëjtë në prokurori dhe që është mbrojtësi i fundit i përgjegjësisë së pushtetit të kaluar.

Shkup - Jemi ende në një përhapje të gjerë gjeografike, por me aktivitet mesatar të virusit të gripit. Sipas të dhënave historike pritet një rënie graduale dhe të dalim nga kjo periudhë, deklaroi sot shefi i Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin për shëndet publik, dr. Dragan Koçinski.

Shkup - Këshilli i Qytetit të Shkupit sot nuk e ka pranuar propozim-vendimin për ndryshimin e llinjave të transportit të udhëtarëve. 

Shkup - Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme mori më shumë vendime ku nisi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private "Medreseja Isa Beu".

Shkup - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) parashikon reshje të shiut të cilat nesër dhe gjatë fundjavës në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme.

Shkup - Zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski sot ka realizuar takim punues me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj, ku janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, ndërsa u bisedua edhe për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy vendeve, informojnë nga Minisria e Transportit.

Shkup - Komisioni parlamentar i shëndetësisë në seancën e sotme njëzëri vendosi të mbajë seancë mbikëqyrëse me temë: "Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete të tjera për shëndetin e personave dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e shëndetit publik". Deri të hënën më 3 mars deputetët deri te Komisioni që drejtohet nga Rashela Mizrahi, duhet t'i dërgojnë propozimet për pjesëmarrësit në seancën mbikëqyrëse.

Stamboll  - Në Stamboll sot përfunduan bisedimet mes diplomatëve rusë dhe amerikanë për punën e përfaqësive diplomatike të të dy vendeve. Takimi në metropolin turk ka zgjatur gati gjashtë orë e gjysmë, njoftuan mediat ruse. 

Bruksel - BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Bosnje e Hercegovinë që të përmbahen nga retorika provokuese dhe aktivitetet që nxisin përçarje duke përfshirë vënien në pikëpyetje të sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të vendit, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anuar El Anuini në lidhje me aktvendimin e djeshëm të presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik.

Bruksel - Bashkimi Evropian që nga themelimi i saj dhe krijimi i një tregu të përbashkët të madh dhe të integruar paraqet bekim për SHBA-në, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për sigurinë ekonomike, tregti, shërbime financiare dhe dogana, Olof Gil në lidhje me komentin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp se BE-ja u formua për të "shfrytëzuar" Amerikën.

Moskë - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin deklaroi sot se në mbledhjen e Bordit të shërbimit federal rus të sigurisë (SHFR), kontaktet e para me qeverinë e presidentit amerikan, Donald Tramp ngjallin njëfarë shprese.

Uashington - "Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-ja në skenën ndërkombëtare. Ne kemi qenë të angazhuar në të kaluarën dhe do të jemi në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, më e rëndësishmja, përmes shumë administratave. Mendoj se është e mrekullueshme të shohësh se kryeministri Hristijan Mickoski, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore që kur ai dhe qeveria e tij morën pushtetin, ka krijuar marrëdhënie kaq të mira dhe solide me SHBA-në, duke përfshirë, natyrisht, edhe me administratën e re në Uashington".

Uashington- Presidenti amerikan, Donald Tramp dekaroi sot se SHBA-ja do të vendosë tarifa shtesë prej 10 për qind për produktet kineze duke filluar nga 4 marsi, kur do të hyjnë në fuqi tarifat edhe për Kanadanë dhe Meksikën.