• Thursday, 20 March 2025
MIA Flesh

09:00/19 mars/2025

Shkup – Ekipe të gazetarëve nga TV 21 dhe Rojters mbrëmë ishin thirr në bisedë në polici për shkak të mospasjes së lejes adekuate për xhirim me dron në tubimet në sheshin në Shkup, me rastin e tragjedisë në Koçan. Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n, ata pas bisedës janë lëshuar.  Nga MPB mbrëmë informuan edhe se Agjencia për Aviacion Civil (AAC) ka vendosur ndalesë për përdorimin e fluturakeve pa ekuipazh (dronëve), për kryerjen e çfarëdo lloj operacionesh, në territorin e qyteteve Koçan dhe Shtip.

Shkup - Kuvendi studentor universitar pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup njoftoi se nuk do të organizojnë tubime të mëdha, siç ishte paralajmëruar në fillim, ndërsa aktivitetet për shprehjen e respektit ndaj viktimave në Koçan do të organizohen në nivel të fakulteteve. "Me qëllim shmangien e krijimit të turmave të mëdha në kohë kur ndihma mjekësore dhe policia janë më të nevojshme në lokacione të tjera, tubimet e mëdha në kampuse nuk do të organizohen, siç ishte planifikuar në fillim. Aktivitetet për nder të viktimave në Koçan do të organizohen në nivel të fakulteteve, pas iniciativës së kuvendeve studentore në fakultete, ndërsa KSU-UCM do të ofrojë ndihmë logjistike", thuhet në njoftimin e KSU-UCM. 

Athinë - Me aeroplan C-27 të aviacionit grek, mbrëmë vonë nga Shkupi për në Athinë janë transferuar edhe katër të lënduar nga zjarri në Koçan, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas informatave të MIA-s, bëhet fjalë për katër persona me djegie, të cilët u hospitalizuan në spitalin ushtarak në Athinë. Aeroplani ushtarak fluturoi nga Athina mbrëmë rreth orës 22:30 për në Shkup, ndërsa pas marrjes së të plagosurve, është kthyer menjëherë për në aeroportin ushtarak të kryeqytetit grek. Në të njëjtën mënyrë, tre persona janë transferuar parmbrëmë në Spitalin e përgjithshëm ushtarak 401 dhe siç njoftoi paraprakisht MIA, janë në gjendje relativisht të mirë, ndërsa bëhet fjalë për të rinj të moshës 22 deri 24 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie nga zjarri.

Stamboll - Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamogllu u arrestua në mëngjes, njoftoi televizioni Si-En-En Turk. Paraprakisht sot, mediumet publikuan se është lëshuar urdhër për arrestimin e tij. Imamogllu, i cili vjen nga radhët e partisë opozitare Popullore Republikane (CHP) është objektiv i hetimit policor lidhur me dyshimet për korrupsion dhe për lidhje me organizata terroriste. Ekipe policore e kontrollojnë shtëpinë e tij, ndërsa para rezidencës ka prani të përforcuar policore, tregojnë pamjet nga incizimet e Si-En-En Turk.

Ankara – Nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026, Turqia për herë të parë do ta marrë komandën me forcat zbarkuese në kuadër të Forcave Aleate për Reagim të Shpejtë të NATO-s (ARF), si pjesë e detyrimeve të saj në Aleancë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes. Forcat zbarkuese të NATO-s dhe ekuivalenti i tyre rus do të marrin pjesë bashkë në stërvitjen ushtarake „Dynamic Mariner/Flotex-25“, e cila do të mbahet nga 24 marsi deri më 4 prill, njoftoi Ministria. 

Bruksel - Liderët e institucioneve të BE-së dhe përfaqësuesve të asociacioneve evropiane të biznesit dhe sindikatave sot në Bruksel do të mbajnë Samitin trepalësh social. Siç njoftoi Këshilli i BE-së, pjesëmarrësit në Samit do të bisedojnë për "kthimin e Evropës në rrugën e vërtetë në kushte të mjedisit sfidues gjeopolitik, si vend tërheqës, konkurrues dhe investues që mbron dhe krijon vende pune cilësore". Me Samitin social do të udhëheq kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. 

Moskë/Kiev - Rusa dhe Ukraina dje mes vete janë akuzuar për tentime për sulme tejkufitare, me ç'rast secila palë pohon se forcat e saj i janë përgjigjur tentimeve për pushim. Të dyja palët kumtuan se forcat e tyre kanë pasur kontroll të plotë në territorin nga ana e tyre e kufirit dhe u kanë shkaktar humbje trupave armiqësore. Në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve, thuhet se "forcat ruse kanë penguar pesë tentime të Ukrainës për ta kaluar kufirin dhe të hyjnë në rajonin jugperëndimor Bellgorod.

Kiev - Presidenti Vollodimir Zelenski tha se Rusia ka lansuar më shumë se 40 drone mbrëmë vonë për ta sulmuar infrastrukturën civile, që, sipas tij, tregon se duhet të ushtrohet presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin për zgjidhje paqesore. "Pikërisht sulmet e tilla të natës nga Rusia po shkatërrojnë sistemet tona energjetike, infrastrukturën tonë, jetën normale të ukrainasve", tha Zelenski në postimin e tij në Telegram. "Sot Putini de fakto e hodhi poshtë propozimin për armëpushim të përhershëm, do të ishte e drejtë që bota të përgjigjet me hedhjen posht të të gjitha tentimeve të Putinit për ta vazhduar luftën", shtoi ai. 

Moskë – Situata në zonën ruse Belgorod, e cila kufizohet me Ukrainën, mbetet e vështirë, deklaroi guvernatori, një ditë pasi Moska njoftoi se forcat e saj kanë penguar njësite ukrainase që ta kalojnë kufirin.  “Situata në rajonin Krasnojarsk mbetet e vështirë”, tha guvernatori i zonës jugperëndimore ruse Belgorod në një video të publikuar në kanalin e tij në “Telegram”.

Sana - Të paktën 10 sulme amerikane janë kryer në Jemen, përfshirë edhe në provincën Saada dhe Hodeida, njoftuan herët sot Huthët jemenas. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë sulmesh në rajonet e Jemenit, të kontrolluara nga Huthët, të cilët janë të afërt me Iranin dhe të cilët javën e kaluar thanë se do t'i vazhdojë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq për të mbështetur palestinezët në Gazë. 

Uashington - I dërguari special amerikan, Stiv Uitkof deklaroi për "Foks njuz" se bisedimet me Rusinë lidhur me Ukrainën do të mbahen të dielën në Xheda, Arabia Saudite.  "Djalli është në hollësira. Kemi ekip, i cili është nisur për në Arabinë Saudite, i udhëhequr nga i dërguari i jonë për siguri kombëtare dhe sekretari shtetëror dhe mendoj se duhet t'i kuptojmë ato hollësira", deklaroi Uitkof në emisionin "Haniti" në "Foks njuz".

Uashington – Me urdhër të presidentit amerikan Donald Tramp ishin deklasifikuar materialet lidhur me atentatin e presidentit amerikan Xhon Kenedi në vitin 1963. “Ato janë shumë informacione, ndërsa ju vetë do të merrni vendim”, u tha Trampi gazetarëve të hënën, duke thënë se do të publikohen 80.000 faqe. Trampi nënshkroi urdhër pak pas marrjes së funksionit në janar lidhur me lirimin, që shkaktoi Byroja Federale Hetuese të zbulojë mijëra dokumente të reja lidhur me atentatin e Kenedit në Dallas.