• Tuesday, 18 March 2025
MIA Flesh

18:00/17 mars/2024

Shkup - Do të hapet llogari për donacione pas rastit tragjik në Koçan. Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, siç deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski do të dihet se si do të kanalizohet kjo ndihmë. Pas vizitës së pacientëve të hospitalizuar në Qendrën klinike në Shkup, kryeministri shprehu mirënjohje për të gjitha vendet që ofruan ndihmë. "Lufta do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Ministri përmendi që të gjithë ata që ndodheshin brenda dhe përreth objektit të kësaj ngjarje të tmerrshme të paraqiten në mjek dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore, sepse mund të ketë efekte pas disa ditësh. Po bëhen përpjekje që të gjithë pacientët të jenë stabil dhe të shkojnë në shtëpi në gjendje të plotë shëndetësore. Si qeveri mbetemi të fokusuar", ka thënë Mickoski.

Shkup - Euroambasadori, Mihalis Rokas, deklaroi sot se BE-ja, si partner i Maqedonisë së Veriut, ka qenë këtu me mbështetje dhe ndihmë që nga momenti i parë i tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 u lënduan. "Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë njerëzit e këtij kombi të bukur që janë në pikëllim në këto momente. Ne përmbushim detyrën tonë për të ndihmuar si partnerë tuaj dhe kemi qenë këtu që nga fillimi. E kemi aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe kam kënaqësinë të shoh që shumë shtete anëtare kanë ofruar ndihmë menjëherë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", tha Rokas, pas nënshkrimit në Librin e zisë që u hap sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Shkup - Për shkak të korrupsionit dhe krimit po humbasim jetën e fëmijëve tanë. Ose do të ndryshojmë diçka, me vendosmëri dhe në mënyrën e funkionimit të sistemit në këtë vend ose nuk do ta humbim atë. Duhet të tregojmë koshiencë dhe vendosmëri në zbatimin e të gjitha veprimeve që tani duhet të ndërmerren. Të gjithë ata që janë fajtorë në mënyrë direkte apo indirekte për këtë ngjarje kriminale do të përgjigjen”, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski pas publikimit të informacioneve të fundit për tragjedinë në diskotekën e Koçanit. Toshkovski theksoi se për këtë rast janë të dyshuar mbi 22-23 persona. Në territorin e SP të Shkupit dhe SP të Tetovës janë ndaluar pesë persona, mes të cilëve një ish-ministër, si dhe 13 persona në territorin e SP të Shtipit, 11 prej të cilëve janë në paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh. Siç tha ministri, diskoteka jo vetëm që nuk kishte licencën përkatëse, por funksiononte në një objekt të destinuar për industrinë e lehtë dhe jo për hotelieri.

Shkup - Në pllajën e UKIM-it është mbajtur orë e përbashkët e studentëve dhe profesorëve në kujtim të viktimave të zjarrit në Koçan. Tubimi u organizua nga organizata studentore e Universitetit të Shkupit. Ngjarja e paraparë pikërisht për në mesditë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut u anulua për gjysmë ore dhe më pas filloi me shtatë minuta heshtje nga numri i madh i studentëve të pranishëm, të cilët mbushën kampusin e UKIM-it. Fjalime të shkurtëra ngushëllimi mbajtën rektorja e UKIM-së Biljana Angellova dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. 

Shkup - Përgjegjësia e institucioneve në të kaluarën është e qartë. Kemi licencë pune të falsifikuar. Prisni të shihni se çfarë do të zbulojë hetimi, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në Koçan ku humbën jetën 59 persona. Duke e komentuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Koçanit, Mickoski tha se kryetari e ka pasur virtytin që të japë dorëheqje, por përgjegjësia e komunës në rastin e objektit është vetëm e inspektorëve komunalë. "Objekti fillimisht ka marrë leje ndërtimi dhe më pas në vitin 2014 ka përfunduar parcela. Komuna ka ingerenca në pjesën e inspektorëve komunalë, gjegjësisht të kontrollojë nëse ka tarracë, nëse përgjigjet sipas raportit. Përgjegjësia e institucioneve është e qartë. Ne kemi një licencë të falsifikuar për të operuar me para në dorë. Prisni dhe shikoni se çfarë zbulon hetimi", tha Mickoski.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp informoi se nga tre pacientët e rinj nga zjarri që janë transferuar nga Koçani në Shkup, dy janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike, ndërsa një në "8 Shtatori". Me këtë, në spitalet në Koçan dhe Shtip nuk ka pacientë nga tragjedia në diskotekë. "Kjo ka qenë strategjia jonë, që të gjithë pacientët t'i sjellin në Shkup dhe gradualisht t'i kemi në Qendrën Klinike, në mënyrë që të trajtohen në nivelin terciar të shëndetësisë", tha Taravari. Ai informoi se deri më tani në Shkup janë gjithsej 84 pacientë, ndërsa deri në fund të ditës 26 të tjerë duhet të dërgohen në vendet tjera. Në Slloveni katër pacientë, në Kroaci katër, në Austri gjashtë pacientë dhe në Beograd 12 pacientë.

Shkup - Qytetarët të cilët sot janë mbledhur në Koçan duke kërkuar përgjegjësi për rastin tragjik ku jetën humbën 59 persona, para ndërtesës së komunës kanë hedhur vezë dhe kërkuan që kryetari i komunës të dalë nga zyra. Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet "Kërkojmë drejtësi", "vrasës"...  Për momentin protesta është transferuar në park nga edhe filloi. Në zjarrin në diskotekën në Koçan, sipas informacioneve zyrtare jetën e humbën 59 persona, ndërsa 150 mbetën të lënduar.

Shkup - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është hapur sot Libri i ngushëllimeve për të vdekurit nga zjarri i tmerrshëm në Koçan, ku 59 persona humbën jetën, ndërsa 155 u lënduan. Në Librin e Ngushëllimeve i pari u nënshkrua ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndërsa më pas u nënshkruan  ambasadorë të shumtë dhe përfaqësues të përhershëm të organizatave ndërkombëtare në shtet.

Koçan - Një grup i qytetarëve në Koçan e kanë demoluar bar-kafenë "Klasik", në pronësi të të njëjtit të diskotekës ku nga zjarri  humbën jetën 59 persona, njoftoi korrespondenti i MIA-s. Në Koçan po zhvillohet një protestë për të kërkuar përgjegjësinë për aksidentin tragjik që ndodhi herët në mëngjesin e të dielës. Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet "Kërkojmë drejtësi", "Secili prej tyre mund të jetë i radhës" dhe "Vrasës".... 

Koçan - Protesta në Koçan pasdite ka vazhduar edhe para Prokurorisë Publike dhe Gjykatës Themelore në Koçan. Qytetarët, mes të cilëve edhe shumë të rinj, porositën se po kërkojnë drejtësi për të afërmit  e tyre që humbën nga zjarri dhe se fajtorët  marrin dënimin që meritojnë. Paraprakisht,  ata para ndërtesës së komunës hodhën vezë dhe kërkuan që të dalë kryetari i komunës. Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet "Kërkojmë drejtësi", "Secili prej tyre mund të jetë i radhës" dhe "Vrasës".... 

Beograd - Gjashtë pacientë nga zjarri në Koçan po trajtohen në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd dhe një në Nish dhe të gjithë janë në gjendje të rëndë, njofton MIA nga Beogradi. Këtë e ka deklaruar sot pasdite zëvendës-shefi i AMU, Ivan Lekoviq. Pacientët janë transportuar me tre autoambulanca dhe një aeroplan transportues të Armatës së Serbisë, ndërsa një pacient me autoambulancë ushtarake në Spitalin Ushtarak në Nish. "Të gjithë pacientët e pranuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake janë të rinj, të lindur nga viti 1998 deri në vitin 2007 dhe janë në Repartin e Mjekimit Intensiv dhe gjendja e tyre është e rëndë dhe e rëndë", tha kolonel Lekoviq.

Beograd - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së të lënduarve nga zjarri në diskotekën në Koçan, të cilët po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Serbisë, tha se gjithsej 29 të lënduar do të pranohen në objektet shëndetësore në vend, njofton MIA nga Beogradi. Ai ka theksuar se Serbia i ka kushtet spitalore më të mira në Evropë. "Është e pamundur të gjesh shërbime më të mira në Evropë. Askund në Evropë nuk ka kujdes intensiv me kushte më të mira se këtu në Beograd".

Athinë - Sigurisht që jemi në dispozicion të vendit fqinj. Përsëri e shpreh dhimbjen tonë, ngushëllimet tona për familjet e të ndjerëve dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlo Marinakis në brifingun e sotëm me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina sa i përket ndihmës së Greqisë për të lënduarit në tragjedinë në Koçan. Marinakis theksoi se Greqia është gjithashtu në dispozicion të mekanizmit evropian të shpëtimit dhe "do të hospitalizojë sa më shumë njerëz që të jetë e nevojshme".

Zagreb - Katër persona të lënduar nga zjarri në një klub nate në Maqedoninë e Veriut për dy ditë do të arrijnë në Kroaci me helikopterë të armatës kroate, deklaroi sot kryeministri Andrej Plenkoviq duke shprehur edhe një herë ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke u uruar të mbijetuarve shërim të shpejtë. "Do të arrijnë, mendoj, pas dy ditësh. Nesër helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht armatës kroate do të marrin katër pacientë të lënduar. Kështu është marrëveshja dhe komunikimi me autoritetet e Maqedonisë", u tha Plenkoviqi sot gazetarëve.

Kiev - Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar ndarjen e 3.5 miliardë eurove ndihmë për buxhetin e Ukrainës, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal. Shmihali në kanalin Telegram ka shkruar se kjo është një ndihmë e rëndësishme që do të kontribuojë në forcimin e institucioneve shtetërore. "Fondet  do të drejtojmë për shpenzime buxhetore prioritare dhe të rëndësishme", tha Shmihali, transmeton Ukrinform.