• Monday, 17 March 2025
MIA FLESH

15:00 / 14 mars / 2025

Shkup - Grupi parlamentar i LSDM-së në konferencën për media paralajmëroi se do të ngrejë kallëzim penal kundër deputetes së “VLEN”-it, Imërlije Saliu-Fetai, për siç thonë, shkelje të rëndë të Rregullores rreth kryesimit të sotëm të Komisionit për politikë sociale, rini dhe demografi. "Ne paralajmërojmë se do të ndërmarrim masa konkrete ligjore, gjegjësisht do të iniciojmë kallëzim penal kundër kryetares së Komisionit, Imërlije Fetai-Saliu për shkelje të rëndë të Rregullores së punës dhe shkelje të rëndë të të drejtave të deputetëve. Njëherësh do të paraqesim iniciativë në Gjykatën Kushtetuese ku do të kërkojmë që të konstatohet shkelje e së drejtës së deputetëve të cilëve ju pamundësua të vendosin dhe propozojnë ndryshime dhe plotësime të rendit të ditës", tha koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.

Shkup - Në Kuvend sot do të ketë edhe një tentativë për zhbllokimin e punës së Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini dhe Komisionit ligjvënës, ku në rendin dite ka vetëm një pikë - Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor në procedurë të shkurtuar. Edhe sot si pardje puna e këtij Komisioni mbeti e bllokuar, ndonëse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi emëroi kryesuese deputeten nga koalicioni qeverisës “VLEN", Imërlije Saliu Fetai, pasi të hënën deputeti Bejxhan Iljas refuzoi ta kryej këtë funksion.

Shkup – Për tango nevojiten dy persona, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe vendimin e Qeverisë së atjeshme që të ndërpritet lidhja hekurudhore me Maqedoninë e Veriut. Mickoski theksoi se duhet të pritet, sepse ende nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje ose nuk do të ketë. “Detyra jonë është të punojmë. Tani a do të ketë marrëveshje – për tango nevojiten dy persona. Duhet të shohim edhe nga ana tjetër se si funksionojnë”, tha kryeministri. 

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte fjalën e tij në punëtorinë e titulluar “Qeverisja lokale si nxitës i reformave: Zbatimi dhe përfitimet e Agjendës Reformuese për komunat”, ku theksoi rolin e rëndësishëm të autoriteteve lokal në zbatimin e Agjendës Reformuese 2024-2027 dhe Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BNJVL), kryetarë të komunave, anëtarë të këshillave, përfaqësues të administratave komunale, përfaqësues të organizatave të shoqërive civile dhe të tjerë.

Shkup - Sot është dita e fundit e Karvanit Informues IPARD, i cili u realizua gjatë tre javëve të fundit. U mbajtën takime informuese me përfituesit e mundshëm për Masën 1 “Investime në mjetet themelore të mjeteve bujqësore” nga Programi IPARD 3 (2021-2027) në të gjitha rajonet e Maqedonisë. Ekipet nga Autoriteti për Menaxhimin e IPARD-it pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR) dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë (ANZHB), vizituan 29 lokalitete.

Shkup - Lidhur me paralajmërimet e BDI-së se do të parashtrojë interpelanca për tërë përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës kushtetuse, Darko Kostadinovski u prononcua me qëndrim se askush në shtet nuk ka më shumë të drejta se ato që ia jep Kushtetuta dhe se secili është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, duke përfshirë edhe Kuvendin. Lidhur me interpelancat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, ai tha se garancat kushtetuese për pavarësinë e Këshillit gjyqësor janë garanca shumë të rëndësishme. "Është kristalisht e qartë, e ka të qartë çdo student në vitin e parë të drejtësisë se Gjykata Kushtetuese paraqet pushtetin e katërt dhe nuk i nënshtrohet parimit të ndarjes së pushteteve. Instrumenti i interpelancës në asnjë mënyrë nuk mund të përdoret për Gjykatën Kushtetuese dhe gjyqtarëve kushtetues. Ne jemi kontrollorët e asaj qeverie, të tre pushteve - legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kjo do të ishte shkatërrim i rendit kushtetues", tha Kostadinovski.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot nuk e komentoi deklaratën e djeshme me shkrim për mediume të raportuesit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, ku eurodeputeti vlerësoi se thirrja nga Qeveria që të japin dorëheqje anëtarët e Këshillit gjyqësor është presion dhe shenjë shqetësuese për involvim politik në gjyqësi. Në pyetje të gazetarëve nëse vlerëson se porosia e tillë e Vajcit do të ndikojë ndaj konkludimeve në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për përparimin në vend, kryeministri u plërgjigj: "Nëse do të ndikojë është vendim i raportuesit dhe i Komisionit dhe se raporturesi dhe BE-ja duhet të vërejnë dhe ta vendosin në raportin e tyre edhe përparimin për dhjetë vende të Indeksit për demokraci të 'Ekonomist' për vitin 2024 dhe atë që më nuk jemi regjim hibrid".

Shkup - Lajm i mirë. Maqedonia është ngjitur 10 vende në Indeksin e demokracisë së "Ekonomist". Po shënojmë një kërcim prej 10 vendesh në Indeksin e demokracisë 2024 në listën e "Ekonomist", duke u renditur e 62-ta në listë, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Pas Maqedonisë, ka shkruar Mickoski, ishin Serbia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia është në vendin e 64-të, Shqipëria në vendin e 66-të dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të. Në vitin 2023 dhe 2022, Maqedonia u rendit e 72-ta në listën e "Ekonomist" të shquar në lidhje me Indeksin e listës për demokracinë.

Shkup - Konfederata e sindikatave evropiane sot ka mbështetur sindikatat në vend në përpjekjet e tyre për arritjen e pagës minimale më të lartë që do t'u mundësojë punëtorëve të jetojnë dinjitetshëm. Përfaqësuesit e Konfederatës së sindikatave evropiane në një konferencë për media vlerësuan se kërkesat e sindikatave për rritje të pagës minimale janë më se të arsyeshme dhe se paga minimale në Maqedoninë e Veriut është më e ulëta në rajon. Për zhvillimet në vend do ta informojnë Komisionin Evropian dhe kjo do të futet në raportin e progresit të vendit.

Bruksel - Bashkimi Evropian disa herë e ka shprehur qëndrimin e vet të qartë rreth deklaratave të presidentit amerikan, Donald Tramp, lidhur me territorin autonom danez Grenlandë, tha sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper. "BE-ja do të vazhdojë t'i përkrah parimet e respektimit të sovranitetit kombëtar, integritetit territorial dhe moscënueshmërinë e kufijve dhe të Kartës së KB-së", deklaroi Hiper në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e Unionit për deklaratat e djeshme të Trampit se "vlerëson se do të ndodh" aneksimi i Grenlandës nga ana e SHBA-së.

Bruksel - Përfaqësuesit e përhershëm të qeverive të shteteve anëtare të BE-së në Bruksel sot në mëngjes njëzëri vendosën për vazhdimin e sanksioneve të vendosura për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës deri më 15 shtator 2025. “Sot kemi një vendim unanim për të vazhduar sanksionet ekzistuese kundër atyre që janë përgjegjës për cenimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës edhe për gjashtë muaj të tjerë”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anita Hiper.

Gazë - Hamasi sot kumtoi se pranon propozimin e ndërmjetësit për të vazhduar negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës. Grupi në kumtesë tha se është gati për të negociuar fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe i bëri thirrje Izraelit që të përmbushë plotësisht detyrimet e tij, transmetojnë mediat britanike.