• Monday, 17 March 2025
MIA FLESH

18:00/ 12 mars/ 2025

Baku - Po finalizohet deklarata e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit me Azerbajxhanin, ndërsa përveç energjetikës, ka shumë mundësi për bashkëpunim edhe në ekonomi, turizëm, arsim, kulturë dhe shkencë, deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Azerbajxhan.

Resnjë - Kryeministri Hristijan Mickoski nuk dëshiron të komentojë masat e shqiptuara nga Gjykata Penale ndaj të dyshuarve për import të mazutit me cilësi të dyshimtë, duke përkujtuar nivelin e besimit në gjyqësor. Në deklaratë për media sot në Resnjë tha se duhet të pritet deri në përfundimin e hetimeve para se të komentojë të gjitha dyshimet e bazuara, për të cilat do të akuzohen këta persona.

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski pret përgjegjësi morale nga pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilëve dje iu votua mosbesimi nga Kuvendi. Mickoski, siç deklaroi sot, pret që ata të largohen nga pozitat e tyre, pasi siç tha ai nuk e kanë kredibilitetin për të qenë në ato pozita.

Resnjë - Deri në fund të këtij muaji pritet të përfundojnë 60 kilometra rrugë të reja në tri lokacione të ndryshme, paralajmëroi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit në pikën kufitare "Markova Noga" në kufirin Maqedoni-Greqi.

Tetovë- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ishte pjesë e Forumit Mjedisor Austriako-Maqedonas që u zhvillua në Tetovë.

Shkup - Deputeti nga Aleanca per Shqiptaret - koalicioni VLEN, në Kuvend foli për interpelancën e iniciuar për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Shkup – Kodi për sjellje etike të deputetëve duhet të jetë forcë etike i cili i udhëheq dhe i drejton të gjitha institucionet tjera, sepse ne jemi ata të cilët i përfaqësojmë qytetarët. Angazhimi ynë i reflekton interesat e tyre, ndërsa sjellja jonë është shembulli i cili i përfaqëson ata. Miratimi i kodit etik është edhe angazhimi im personal me qëllim të ngritjes së kulturës politike dhe përmirësim gjithëpërfshirës të bashkëpunimit ndër-institucional. 

Shkup,- Velibor Manev, një nga të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, tha sot në Gjykatën Penale se rrëmbimi i Vanjës ndodhi në tentimin e tretë, ndërsa plani fillestar ishte rrëmbimi i një gruaje të moshës 38-40 vjeçe.

Shkup - Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat i fitoi nga thirrja e parë qeveritare. Nga trembëdhjetë, në tre projekte tashmë punimet kanë filluar në terren. Një ndër ato është Rruga “13” përballë shkollës së muzikës dhe e cila lidhet me rrugën e Dibrës.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska sot ka realizuar takim me homologun e saj nga Azerbajxhani, Parviz Shahbazov, në kuadër të vizitës zyrtare kushtuar promovimit të bashkëpunimit energjetik ndërmjet dy vendeve.

Shkup - Këshilli i Prokurorëve Publikë sot në seancë vendosi që të publikojë shpalljen për përzgjedhjen e 19 prokurorëve publikë nëpër disa Prokurori Publike Themelore në të gjithë vendin.

Resnje - Pas përfundimit të ndërtimit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi "Markova Noga", për të cilën sot u vendos gurthemeli, qytetarët nga të dy anët e kufirit do të intensifikojnë shkëmbimet kulturore, bashkëpunimin ekonomik dhe turistik, theksuan pjesëmarrësit në ceremoninë e sotme, të mbajtur në bregun e liqenit të Prespës.

Berlin– Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok vlerësoi se bisedimet mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Xhide janë hap i rëndësishëm në kërkimin e paqes dhe sigurisë së përhershme. 

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se nëse Rusia refuzon propozimet e bëra gjatë takimit të delegacionit ukrainas dhe amerikan në Xhedah, Kievi po llogarit në hapat e fuqishëm të SHBA-së për të bërë presion ndaj Rusisë.

Ankara– Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Turqia nuk është vetëm burim i qëndrueshmërisë në rajonin e saj, por edhe një nga epiqendrat e “diplomacisë paqësore”. 

Kiev -  Ukraina kurrë nuk do t’i njohë territoret e pushtuara si ruse, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Otava  – Kanadaja nga nesër vendos tarifa për produkte të caktuara amerikane, si përgjigje ndaj tarifave “të pajustifikuara dhe të paarsyeshme” të vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp për çelikun dhe aluminin.