MIA Flesh
- – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot e përsëriti qëndrimin se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në bazë të vendimit të deputetëve të cilët u votuan mosbesim dhe çojnë inat, se ka mundësi që tu ndodh popull, sepse populli, thotë, është i etur për drejtësi, ndërsa ai do ta mbështesë popullin. Ai nënvizoi se besimin nga qytetarët në zgjedhjet e fundit e kanë marrë pikërisht për shkak të premtimeve të tyre për drejtësi për të gjithë.
- Post By Fitore Curri
- 17:30, 14 March, 2025

18:00/ 14 mars/ 2025
Shkup – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot e përsëriti qëndrimin se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në bazë të vendimit të deputetëve të cilët u votuan mosbesim dhe çojnë inat, se ka mundësi që tu ndodh popull, sepse populli, thotë, është i etur për drejtësi, ndërsa ai do ta mbështesë popullin. Ai nënvizoi se besimin nga qytetarët në zgjedhjet e fundit e kanë marrë pikërisht për shkak të premtimeve të tyre për drejtësi për të gjithë.
Shkup - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, konsideron se vendimi i Qeverisë bullgare për riorintimin e fondeve për rindërtimin e seksionit nga Sofja në Pernik dhe nga Perniku në Radomir për ndërtimin e hekurudhës nga Sofja në Burgas, është një mesazh politik në lidhje me përkushtimin e tyre, respektivisht mospërkushtimin e tyre për ndërtimin e Korridorit 8 të hekurudhës dhe “dështimit” të propagandës kundër qeverisë, kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kundër tij. "Janë dërguar letra tek Delegacioni Evropian, te Komuniteti Evropian i Transportit, por edhe te dy bankat, Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pasi Qeveria bullgare dje informoi se nuk janë paraparë mjete për linjën hekurudhore, e cila duhet të lidhë Sofjen dhe Shkupin përmes Korridorit hekurudhor 8", tha Nikolloski.
Shkup - Komisioni i Kuvendit për politikë sociale, demografi dhe rini, pas pauzës vazhdoi me punë, por pa deputetët e LSDM-së, të cilët në konferencë për shtyp paralajmëruan padi penale për deputeten Imerlie Saliu-Fetai, e cila kryesonte me Komisionin, për shkak të, siç thanë, "shkeljes së Rregullores për punë" . Në seancë janë elaboruar ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të cilat ishin pika e vetme në rendin e ditës në këtë seancë. Një nga ndryshimet, siç elaboroi zëvendës ministri i Politikës Socviale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, është rirregullimi i një prej kushteve për emërimin e drejtorit, respektivisht zëvendës drejtorit të Fondit për sigurim pensional dhe ivalidor, e që ka të bëjë me posedimin e vërtetimit ose çertifikatës, me të cilën dëshmohet njohja e një prej tre gjuhëve më shpesh të përdorura në Bashkimin Evropian.
Shkup - Marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë dhe administratës së presidentit amerikan Donald Tramp, si dhe me administratën e ambasadës amerikane këtu janë në nivel ultra të lartë, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për media pas mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore në Gjorçe Petrov. Mickoski, duke komentuar rastin e refuzimit të vizës amerikane të ministrit të politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, porositi që të mos nxitohet me konkluzionet. "Nuk do të nxitoja me konkluzione në lidhje me vizën, të presim, po nëse e merr shpejt atëherë çfarë të bëjmë, çfarë do të ndodhë?! Pra, të mos nxitojmë, e dimë saktësisht se çfarë po bëjmë dhe nuk do të bëjmë asnjë milimetër në kundërshtim me interesat e shtetit dhe të qytetarëve", deklaroi Mickoski.
Shkup - Komisioni Evropian duhet t'i dëgjojë edhe argumentet e Qeverisë në lidhje me kërkesat për rritjen e pagave, thekson kryeministri Hristijan Mickoski, si përgjigje e pyetjes së gazetarëve për paralajmërimin e Konfederatës së sindikatave evropiane se do ta informojë Komisionin Evropian për presionin e qeverisë për të mos pasur rritje dhe se e gjithë procedura do të jetë nën monitorim.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë vizitës në Sllovaki e ka vizituar spitalin më të madh në shtet, "Bori". Siç informojnë sot pasdite nga kabineti i Taravarit, ai në këtë spital është njoftuar me mjekësinë virtuale, e cila siç potencon, patjetër duhet implementuar edhe në shtetin tonë. "Vizita ime në Bratisllavë ka vazhduar në spitalin "Bori", spitalin më të madh dhe më modern në Sllovaki, ku kam parë një prezantim të Mjekësisë Virtuale e cila padyshim është e domosdoshme të aplikohet sa më parë edhe në spitalet tona", bëhet e ditur në deklaratën me shkrim të Taravarit.
Shkup - Zëvendëskryeministri i ngakuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, sot priti në takim drejtorin e lartë rezident të NDI-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Sip, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit, siç njoftoi kabineti i Fetait, u diskutua mbi prioritetet e punës së Kabinetit të zëvendëskryeministrit, si dhe mbi zbatimin e projektit të NDI-së “Bashkësi me Integritet”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ambasada Suedeze.
Manastir- Qytetarët nuk janë të kënaqur me nivelin e diskursit politik dhe kulturës politike që është në Kuvend, ndërsa edhe nëse është i mirë, mendoj se gjithmonë duhet të kërkojmë më shumë, deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, we në lidhje me procedurën për miratimin e Kodit të Etikës në shtëpinë ligjvënëse. Sipas Gashit, Kodi i Etikës është një mënyrë e ngritjes së nivelit dhe do të kontribuojë në ngritjen e dinjitetit të secilit deputet.
Berlin – Presidenti francez Emanuel Makron më 18 mars do ta vizitojë Berlinin, ku do të takohet me kancelarin gjerman në largim Olaf Shollc, konfirmoi sot zëdhënësi i liderit gjerman. Biseda e Makronit dhe Shollcit do të përqendrohet në çështjet e politikës evropiane në prag të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel që do të mbahet javën e ardhshme, thuhet në deklaratën e zëdhënësit. Sipas zëdhënësit, temë e takimit mes Shollcit dhe Makronit do të jetë edhe zhvillimi i situatës në Ukrainë.
Bruksel – Propozimi për heqjen e llogaritjes sezonale të kohës edhe më tutje është në listën e detyrave në Programin për punë të Komisionit Evropian, deklaroi zëdhënësja e KE-së për klimë, energji, akomodim, mjedis jetësor dhe tatime Ana – Kajza Itkonen. “Ai ende është në listë dhe është në Parlament dhe Këshill për debat. Nuk e kemi tërhequr, edhe pse është e qartë se kaloi disa përpjekje për miratim gjatë viteve të kaluara”, deklaroi Itkonen në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse në mesin e propozimeve të dorëzuara më parë për miratim të cilat i ka tërhequr Komisioni Evropian është edhe nisma me të cilën propozohet heqja e praktikës për ndryshim të kohës për llogaritje dimërore dhe verore. Itkonen theksoi se kjo është një nga çështjet për të cilat vendet anëtare nuk mund të harmonizohen, por se propozimi mbetet.
Kiev – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi sot se kushtet e Rusisë për armëpushim tregojnë se ai vend dëshiron që të vazhdojë lufta. Zelenski në platformën “Iks” njoftoi se përpjekjet e Rusisë që të vendosë kushte për armëpushim 30 ditor në luftën në Ukrainë vetëm “e komplikojnë dhe e shtyjnë procesin”. “Rusia është pala e vetme e cila dëshiron që të vazhdojë lufta dhe të ndërpriten përpjekjet diplomatike”, tha Zelenski pas bisedës telefonike me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinalin Pjetro Parolin.
Berlin – Disa persona të panjohur kanë djegur katër automobila “Teslla” në rajonin e Berlinit, ndërsa policia vlerëson se bëhet fjalë për vepra kriminale me prapavijë politike. “Katër automobila ‘Teslla’ plotësisht u dogjën në disa pjesë të ndryshme të Berlinit gjatë natës. Janë dëmtuar edhe pesë automjete në afërsi”, thuhet në kumtesën e policisë. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për vepra të mundshme kriminale me prapavijë politike, hetimin e mori Zyra Provinciale për Luftë Kundër Krimit.
Nju Jork - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute bëri thirrje sot për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë pas përfundimit të luftës në Ukrainë. "Është normale, nëse lufta disi ndalet, Evropa- hap pas hapi dhe gjithashtu edhe SHBA - hap pas hapi, do të rivendosin marrëdhëniet normale me Rusinë", tha Rute në intervistën për TV Blumberg. Megjithatë, ai theksoi se nuk ka ardhur ende koha për këtë dhe se është e nevojshme të vazhdohet presioni ndaj Rusisë për Moskën që "seriozisht t’i marrë negociatat".
Uashington- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se ka një "mundësi shumë të mira" që lufta në Ukrainë të përfundojë. "Dje zhvilluam bisedime shumë të mira dhe produktive me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin. Ka 'shumë mundësi të mira" që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme të përfundojë më në fund, por në këtë moment tani mijëra ushtarë ukrainas janë të rrethuar plotësisht nga ushtria ruse dhe janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe të cenueshme", publikoi Tramp në rrjetin e tij social "Truth Social".
Liverpull - Sulmuesi i Liverpullit, Muhamed Sallah për të shtatën herë rekord e fitoi çmimin lojtar më i mirë i muajit në Premier ligë. Çmimin e meritoi për paraqitjen në muajin shkurt, ku është përfshirë në dhjetë gola të ekipit. Ai muajin e kaluar shënoi gjashtë gola dhe katër asistime. Rivalë të Sallahut për çmimin ishin Beto, Zhan-Filip Mateta, Jankuba Minte, Xhed Spens dhe bashkëlojtari i tij, Dominik Sobosllai. Sallah u barazua me Serhio Aguero dhe Hari Kejn në kreun e listës me më së shumti çmime për lojtar të muajit. Nga gjashtë kanë Stiven Zherard dhe Kristiano Ronaldo.