MIA FLESH
- Baku, 13 mars 2025 (MIA) - Paqe të qëndrueshme në kuadër të së cilës fuqitë e reja të shkencës dhe teknologjisë njerëzore mund të përdoren për të ngritur mirëqenien e njerëzimit në lartësi të paprecedentë është një interes i përbashkët suprem për arritjen dhe mirëmbajtjen e të cilit duhet të ofrojmë perspektiva të reja, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në hapjen e Forumit e 12-të Global në Baku.
- Post By Melahat Baftija
- 11:57, 13 March, 2025

12:00/13 mars 2025
Baku, 13 mars 2025 (MIA) - Paqe të qëndrueshme në kuadër të së cilës fuqitë e reja të shkencës dhe teknologjisë njerëzore mund të përdoren për të ngritur mirëqenien e njerëzimit në lartësi të paprecedentë është një interes i përbashkët suprem për arritjen dhe mirëmbajtjen e të cilit duhet të ofrojmë perspektiva të reja, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në hapjen e Forumit e 12-të Global në Baku.
Baku, 13 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, e informoi homologun e saj nga Azerbajxhani, Parviz Shahbazov për fillimin e projektit të ardhshëm investues për ndërtimin e konjektorit të gazit, i cili, siç vlerësuan në takimin e djeshëm, hap shumë mundësi dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Azerbajxhanin.
Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit më shumë ka rënë shi në Kumanovë, 15 l/m2, ndërsa më pak 1 litër për metër katror në Pretor, Strumicë, Gjevgjeli, Berovë, Topollçan. Sipas DPHM-së, 14 l/m2 kanë rënë në Lazaropole, 13 në Hanet e Mavrovës, 11 në Krushevë, 10 në Kriva Pallankë dhe Tetovë, në Pozharanë 10, në Shkup-Petrovec 8, Kodrën e Diellit, 5 në Veles, 4 në Shkup-Zajçev, në Ohër dhe 2 në Manastir, Shtip dhe Vinicë.
Moskë, 13 mars 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Rusisë informacione konkrete për propozimin e saj për armëpushim me Ukrainën dhe do të vazhdojnë me bisedimet ballë për ballë në ditët në vijim, njoftoi Kremlini.
"Negociatorë nga SHBA-ja po udhëtojnë drejt Rusisë", shtoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe nga Njësia Policore Kamenjanë dje në orën 7:15 kanë privuar nga nga liria М.А.(19) nga fshati Pirok. Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në fshatin Pirok, të kryer me urdhër gjyqësor, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Gjenevë, 13 mars 2025 (MIA) - Izraeli kreu "akte gjenocidale" ndaj palestinezëve gjatë konfliktit të Gazës, kanë shkatërruar sistematikisht objektet shëndetësore të grave dhe duke përdorur dhunën seksuale si një strategji ushtarake, thonë ekspertët e Kombeve të Bashkuara në raportin e ri.
Uashington, 13 mars 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, deklaroi sot se shpreson që armëpushimi ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës mund të ndodhë brenda disa ditësh nëse liderët rusë bien dakord dhe se ai planifikon në takimin në Kanada këtë javë t'i shtyjë diplomatët e Grupit 7 që të fokusohet në përfundimin e luftës.
Uashington, 13 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp u kritikua nga organizatat kryesore të shoqërisë civile myslimane amerikane për përdorimin e termit "palestinez" si ofendim ndaj liderit të shumicës demokratike të Senatit, Çak Shumer, duke i thënë se ai "nuk është më hebre, por palestinez". "Përdorimi i termit 'palestinez' si një fyerje racore është nën dinjitetin e zyrës së Trampit. Ai duhet t'u kërkojë falje palestinezëve dhe popullit amerikan", deklaroi Nihad Avad, drejtor ekzekutiv i Këshillit për marrëdhënie amerikano-islamike.
Otava, 13 mars 2025 (MIA) - Shefja e diplomacisë kanadeze, Melani Xholi, planifikon të mirëpresë kolegët nga G7 në qytetin Sharlevoa, në provincën e Kebekut, me paralajmërimin për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur taksa të larta ndaj Kanadasë, njoftuan sot mediat amerikane.