
12:00/19 mars/2025
Shkup - Në këto momente të vështira dhe të trishta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe në shenjë nderimi për viktimat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre, Qeveria përmes një kumtese i lut mediat që të përmbahen nga publikimi i spekulimeve dhe dezinformatave, me qëllim që të mos krijojmë dhimbje dhe stres shtesë për opinionin. Numri i viktimave në zjarrin në Koçan është 59, fatkeqësisht njerëz të rinj që humbën jetën në mënyrë tragjike. "Megjithatë, media të caktuara, duke iu referuar burimeve të pa verifikuara, spekulojnë për numrin e të vdekurve dhe kontribuojnë në shqetësimin e opinionit. Në këto momente të pikëllimit, ju lutemi të gjithë të sillemi me përgjegjësi, kjo është tragjedi për gjithë shtetin dhe duhet të ndjejmë bashkë me dhimbjen e të afërmve", bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë.
Shkup – Edhe një personi i është caktuar paraburgim afatshkurtër prej 48 orëve lidhur me tragjedinë në Koçan me çka numri i përgjithshëm i personave të përfshirë me këtë masë u rrit në 17 persona. Për disa që është shqiptuar kjo masë, sot u skadojnë 48 orë. Prokurori publik Lupço Kocevski deklaroi dje se përveç 16 personave, edhe një personi do t’i shqiptohet paraburgim 48 orësh. Paralajmëroi hetim të shpejtë dhe efikas i cili do të kryhet në mënyrë më profesionale. Sipas tij, bëhet fjalë për lëndë shumë të vështirë, të komplikuar në të cilën ka shumë viktima.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari informoi se sot është transporti i fundit i pacientëve, të cilët do të kurohen në vendet e huaja, nga tragjedia në Koçan. Siç potencoi, në ora 11:30 për në Suedi sot do të dërgohen dy pacientë, ndërsa pasdite edhe tre tjerë. Ai përmendi se gjatë ditëve të ardhshme mund të pritet kthimi i disa pacientëve, të cilët trajtohen jashtë vendit."Transporti i fundit i pacientëve është sot. Më nuk do të ketë trajtim për pacientët jashtë vendit, madje mund të presim që disa të kthehen në ditët e ardhshme. Sot ka vetëm për në Suedi dhe këtu përfundojmë. Nuk ka më nevojë që pacientë të tjerë të trajtohen jashtë vendit", tha Taravari në konferencën e sotme për shtyp.
Shkup – Avokati Marian Vitanovski hoqi dorë nga mbrojtja e autorizuar e Lupço Palevski Pallço, i akuzuar për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Gjykatësi Ivica Stefanovski para fillimit të debatit të sotëm e lexoi vendimin e avokatit nga Kumanova. Palevskin vazhdon ta mbrojë avokatin Jovica Strashevski. Seanca e sotme gjyqësore për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski vazhdoi me marrjen në pyetje të të akuzuarit Velibor Manev. Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit, duhet të dëshmojë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçeski dhe në fund Palevski.
Shkup – Nuk do të doja t’i politizojmë këto momente. Për mua si ministër i Shëndetësisë, para së gjithash, dhe mbi të gjitha, është e rëndësishme që pacientët të jenë gjallë dhe shëndoshë në këto momente krize. Unë informova qysh para disa ditëve në rrjetet sociale se nuk duhet të keqpërdoren fytyrat e pacientëve, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve lidhur me vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq pacientëve maqedonas nga zjarri në Koçan të cilët po mjekohen nga djegiet e vështira në Akademinë Ushtarake – Mjekësore në Beograd.
Shkup – Pas ndërprerjes së trajtimit për pacientëve që pësuan nga zjarri në Koçan, në klinikat kirurgjike në Shkup nga sot do të vazhdojnë operacionet për pacientët onkologjik, ndërsa nga nesër pritet që klinikat të funksionojnë me programe plotësisht të planifikuara, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. "Nga sot, klinikat kirurgjike do të fillojnë të funksionojnë jo me kapacitet të plotë, por vetëm për pacientët onkologjikë, ndërsa prej nesër pas mbledhjes së Shtabit të krizës shpresoj të gjitha klinikat të punojnë me kapacitet të plotë me programet që janë planifikuar", tha Taravari.
Shkup – Kryqi i Kuq njoftoi se nga donacione deri më tani janë grumbulluar gjithsej 20.932.654,00 denarë për mbështetje të të pësuarve në zjarrin në Koçan. Kryqi i Kuq shpreh mirënjohje të madhe për të gjithë ata që deri më tani dhuruan dhe janë pjesë e këtij operacioni humanitar për mbështetje të popullatës së pësuar. Thekson se vazhdojnë edhe më tutje me të gjitha mekanizmat për grumbullimin e ndihmës humanitare për qytetarët e pësuar dhe familjet e tyre me ofrimin e mbështetjes së parë psikologjike, ndihmës së parë, transport dhe mbështetje materiale përmes 120 personave të angazhuar nga radhët e të punësuarve dhe vullnetarëve.
Shkup - Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, dhe në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në klubet e natës dhe kabaretë, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e kanë kapur Т.V.(58) nga Kumanova, pronar i një kabareje nga Kumanova, se si nga automjeti i tij i parkuar para kabaresë po i nxirrte aparatet zjarfikëse dhe po i fuste në klub. Siç kumtoi sot MPB-ja, menjëherë pas kësaj, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë ushtruan kontroll në këtë objekt dhe janë gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike.
Shkup – Minus 13 gradë janë matur mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, -10 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, -7 Berovë, Manastir dhe Pretor, -6 në Tetovë, -5 në Shkup, Kriva Pallankë, Prilep dhe Ohër, -4 në Strumicë, Shtip dhe Vinicë, -3 në Kumanovë dhe Demir Kapi, -2 në Veles dhe Kavadar, ndërsa zero në Gjevgjeli, njoftoi DPHM. Moti sot do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 7 deri 15 gradë.
Athin - Me aeroplan C - 27 Spartan të Forcave Ajrore Greke, gjatë natës nga Shkupi në Athinë janë transportuar edhe katër të lënduar në zjarrin në Koçan, me çka në Greqi për kurim janë gjithsej 12 persona, prej të cilëve pesë në Selanik dhe shtatë në Athinë, njoftoi korrespondentja e MIA -s nga Athina. Siç njoftoi mbrëmë MIA, bëhet fjalë për katër të rinj me djegie, të cilët tashmë janë të shtruar në dy spitale ushtarake në Athinë. Aeroplani ushtarak rreth orës 22:30 është nisur nga aeroporti ushtarak i Athinës për në Shkup, ndërsa operacioni për transport ka përfunduar pas orës 2 pas mesnate.
Bruksel - Katër të lënduar nga zjarri në klubin e natës në Koçan, mbrëmë janë dërguar për kurim në Belgjikë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Siç informoi Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Belgjikë, të lënduarit janë vendosur në spitale të ndryshme në qytetet Bruksel, Anvers, Liezh dhe Sharloa. Të lënduarit janë dërguar në Belgjikë me aeroplan special të Forcave të armatosura të Rumanisë, me të cilin në të njëjtën kohë në kurim në Holandë janë dërguar edhe katër persona tjerë të lënduar nga zjarri.
Bruksel – Pritet që sot Komisioni Evropian të prezantojë para vendeve anëtare të BE-së plan konkret për atë si, sipas saj, duhet të përgjigjet në kërcënimet aktuale nga Rusia dhe aktorë të tjerë agresivë, sipas draft-dokumentit në të cilin mbikëqyrje ka pasur agjencia gjermane DPA. Në draftin e a.q. Libri i Bardhë për të ardhmen e mbrojtjes evropiane, Komisioni thekson shtatë zona me prioritet në të cilat është e nevojshme të tejkalohen vrimat në kapacitetet në mbrojtje. Ata përfshijnë mbrojtje kundërajrore dhe kundërraketave, sisteme për fluturake pa pilot dhe luftim elektronik.
Bruksel - Fokusi kryesor i punës sime është ulja e çmimeve të energjisë, duke siguruar sa më shumë pavarësi të jetë e mundur nga energjensat ruse dhe dekarbonizimi, theksoi euromisioneri i Energjisë dhe Banimit Den Jorgensen në intervistë me Redaksinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA. "Lajmi i mirë është se për realizimin e të gjitha këtyre tre prioriteteve shumë të rëndësishme, veglat janë të njëjta. E para dhe themelorja, kalimi urgjent në shumë burime të ripërtëritshme të energjisë, zbatim të shpejtë të masave të efikasitetit energjetik dhe transparencë më të madhe në tregun e gazit. Ne do të shqyrtojmë edhe mundësinë e furnizimit të përbashkët me gaz", shprehet Jorgenseni.
Bruksel - Derisa SHBA-ja reteron në skenën botërore, BE-ja duhet të shfrytëzojë momentin dhe të zgjerohet, sepse zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me përfshirjen e anëtarëve të reja në Union, por edhe sigurimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Evropë, ka thënë kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola. Ajo vlerësoi se zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike, duke paralajmëruar se nëse Unioni nuk arrin të integrojë vendet si Ukraina, Moldavia dhe vendet nga Ballkani Perëndimor, atë boshllëk do ta plotësojnë të tjerët, kështuqë ndaj kandidatëve për anëtarësim duhet të vendoset një rrugë më e qartë.
Kiev - Sipas mediumeve ukrainase, dronë rusë gjatë natës kanë sulmuar një spital në rajonin Sumi, i cili kufizohet me rajonin rus, Kursk. Ka shpërthyer zjarr i madh, por për fat të gjithë pacientët dhe personeli mjekësor kanë arritur me kohë të strehohen.
Paris - Menaxhmenti i Pari Sen Zhermenit vazhdon të interesohet për sulmuesin e Barcelonës, Lamine Jamal. "El Nacional" publikoi se parizienët po tentojnë ta bindin spanjollin 17-vjeçar të mos e vazhdojë kontratën me klubin e tij të deritanishëm. PSZh-ja është e gatshme t'i ofrojë Jamalit kontratë rekorde për klubin, që krahasohet me kushtet që i ka pasur Kilian Mbape, i cili u transferua në Real Madrid. Këtë sezon Jamal ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 13 gola dhe 17 asistime.
Madrid - Futbollisti i Real Madridit, Luka Modriq planifikon ta vazhdojë kontratën me klubin, raporton insajderi Fabricio Romano. Kroati dëshiron të mbetet në Real edhe një sezon dhe të nënshkruaj deri në verën e vitit 2026. Modriqi më 9 shtator do të mbushë 40 vjet.