• Thursday, 20 March 2025
MIA FLESH

15:00 / 19 mars / 2025

Shkup - Anëtarët e grupit DNK të cilët humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan do të varrosen gjatë ditës së nesërme. Këngëtari i grupit, Andrej Gjorgjieski do të varroset në varrezat e qytetit në Butel, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha e Fakultetit të muzikës, Sara Projkovska në varrezat në Lisiçe. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristit të bendit, Gjorgji Gjorgjiev do të bëhet në varrezat e qytetit në Strumicë. Nga familja e Andrej Gjorgjieskit njoftuan se varrimi do të bëhet në orën 10, ndërsa nga Fakulteti i muzikës në faqen e tyre në Fejsbuk publikuan se varrimi i Projkovskës do të bëhet në varrezat në Lisiçe në orën 12.

Shkup – Prokuroria Themelore Publike Koçan deri te gjykata kompetente ka parashtruar propozime për vazhdimin e masës paraburgim afatshkurtër për 48 orë të reja për 16 persona deri më tani të përfshirë me procedurën për zjarrin në Koçan të cilëve kjo masë u skadon gjatë ditës, njoftoi PPRMV. Dje u është shqiptuar paraburgim afatshkurtër edhe dy personave. Nga Prokuroria sqarojnë se paraburgimi afatshkurtër është vazhduar sepse ende zgjasin veprimet e vëllimshme të grumbullimit të dëshmive për fillim formal të hetimit. 

Shkup - Gjykata Themelore në Koçan deri tani ka sjell vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për dhjetë persona në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls”, ndërsa për gjashtë të tjerë pritet të merret vendim. Sipas informacioneve të MIA-s, për vazhdimin e paraburgimit të ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ende nuk është sjell vendim. PPRMV informon se Prokuroria Themelore Publike- Koçan deri në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për 48 orë të tjera për 16 personat deri tani të përfshirë në procedurë të cilëve kjo masë u skadon gjatë ditës.

Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM) shprehin shqetësim për thirrjen në bisedë informative të gazetarëve, mes tyre edhe përfaqësues të mediave ndërkombëtare, pas protestës së mbrëmshme në Shkup. "Sipas informacioneve të disponueshme, ndalimi për përdorimin e dronëve u shpall zyrtarisht pas orës 20:00, gati dy orë pasi protesta kishte filluar. Për më tepër, në njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Aviacion Civil, një ndalim i tillë nuk ishte përmendur fare për qytetin e Shkupit. Kjo ngre pyetje serioze për bazën ligjore të veprimeve ndaj gazetarëve. Sipas Rregullores për mjete ajrore pa pilot (Neni 7, Paragrafi 1), zona të caktuara mund të kufizohen për arsye sigurie ose të tjera të rëndësishme, por këto vendime duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe të jenë publikisht të disponueshme me kohë. Zbatimi i përgjithshëm i ndalesës pa njoftim paraprak dhe mbi të gjithë qytetin, si në këtë rast, nuk është në përputhje me këtë kornizë ligjore", bëhet e ditur në kumtesën e SPGM dhe SHGM.

Shkup - SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli, në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli, parashtroi kallëzim penal ndaj B.G.(24) dhe А.М.(25) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe ndaj А.А.(27) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "mosdenoncimin e veprës penale dhe kryerësit". Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, të hënën, 17 mars, nëpunësit policor të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjel në pikëpagesën rrugore në Gjevgjeli, gjatë masave të ndërmarra kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve "folksvagen golf" me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga B.G., ndërsa bashkudhëtarë ishin А.М. dhe А.А.

Shkup - Varrimi i viktimave nga zjarri në Koçan do të bëhet nesër. Ceremonitë e varrimit do të jenë në ora 11 në Shtip, në orën 12 në Koçan dhe në orën 13 në Obleshevë. Viktimat tjera do të varrosen gjatë ditës së nesërme në periudha të ndryshme. "Priftërinjtë nga kishat lokale do të kontaktojnë të gjitha familjet e viktimave për detaje rreth varrimit", informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza. Prej aty i lusin të gjithë qytetarët për sjellje korrekte dhe përcjelljen me dinjitet të viktimave të tragjedisë në Koçan.

Shkup -  Që nga viti 2016 në shtet nuk funksionin Qendra Djegieve  . Edhe pse ende figuron në ueb faqen zyrtare të Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit" - Shkup, në praktikë nuk ekziston.  Qendra e parë zyrtare e djegieve në vend është formuar në kuadër të Spitalit Ushtarak në Shkup nën udhëheqjen e kolonelit Dr. Kërste Mitanovski, Qendra është mbyllur për t'i lënë vend qendrës private të kardiokirurgjisë "Zhan Mitrev".

Shkup - Tri objekteve me licencë valide për kabare, klub nate ose diskotekë do t'u ndalohet të funksionojnë dhe do ta humbasin licencën për shkak se nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike për kryerjen e veprimtarisë. Nga 22 objekte të tilla për të cilat dje është komunikuar se kanë licenca aktive, inspeksioni tek 12 i ka kontrolluar kushtet teknike, ku është konstatuar se që të trija objektet nuk i plotësojnë ato. Inspektorati i Tregut vazhdon kontrollin në terren për kontroll teknik edhe të dhjetë objekteve të mbetura të licencuara.

Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes me marrje në pyetje të të pandehurit Velibor Manev. Ai sot po u përgjigjej pyetjeve të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve të tjerë. Manev theksoi se arsyeja e vrasjes së Vanjës dhe Pançes është një pyetje që duhet t'i drejtohet të pandehurit Lupço Palevski. Duke iu përgjigjur pyetjes së avokatit mbrojtës të Keshishevit, Manev ka konfirmuar se më 23 nëntor 2023, rruga për në hotelin “Romantik” ka qenë përmes Bashino Sellës, duke vazhduar në drejtim të Katllanovës dhe Shkupit dhe më pas është kthyer në drejtim të fshatit Rudnik. Ai shpjegoi gjithashtu se gira e peshave, e cila u ul në gropë, është ende aty.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka vizituar Koçanin dhe  është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në nder të viktimave të zjarrit tragjik. "Sot, në heshtje, me lot dhe nder, përulemi para viktimave dhe familjeve të tyre. Lavdi të përjetshme. U prefshin në paqe", ka shkruar kryeministri Mickoski në Librin e Ngushëllimeve. Vizita në Koçan, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, ishte një akt respekti dhe solidariteti i thellë me familjet që kaluan momentet më të vështira.

Shkup – Nesër dhe të premten moti do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturave të ditës, përderisa ato të mëngjesit kudo do të jenë negative, njoftoi DPHM. Nga e shtuna vranësirat do të rriten, ndërsa të dielën në fund të ditës dhe në ditët e para të javës së ardhshme priten reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme jugore.

Tetovë - Njëzet punonjës nga njësia e punës "Parqe dhe Gjelbërime" pranë Ndërmarrjes komunale publike "Tetovë" sot qëndruan brenda ambienteve të tyre dhe nuk dolën në terren në shenjë revolte që nuk u janë paguar tre paga dhe kontributet për gjithsej 14 muaj. Sipas këtyre punonjësve gjithsej 190 punonjës në NKP "Tetovë" ballafaqohen me të njejtën situatë, ndërsa përveç tyre janë departamentet për varrezat ortodokse, shërbimi i pastrimit të rrugëve dhe administrata.

Romë - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni deklaroi sot se biseda mes presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin jep shpresë për përfundimin e luftës në Ukrainë.v“Është shkëndija e parë e shpresës që shkon në drejtim të asaj që është rënë dakord mes (administratës) së Trampit dhe Zelenskit në Xheda”, tha ajo.vMeloni përsëriti gjithashtu thirrjen e NATO-s për të shtrirë mbrojtjen, sipas Nenit 5 për Ukrainën, duke theksuar se ky është plani i vetëm "efektiv" i mbrojtjes, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Athinë - Miku Ekrem, jemi me ju, ka shkruar në platformën Iks kryebashkiaku i Athinës, Haris Dukas, duke shprehur përkrahje për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe duke komentuar se me shqetësim po i përcjellin zhvillimet dhe arrestimet, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Dukasi theksoi se "ky është episodi i fundit i një sërë akuzash që janë ngritur ndaj Imamoglut, e fundit prej të cilave ishte anulimi i diplomës së tij universitare,  që e përjashtoi nga gara për president të Turqisë".

Bruksel - Gjashtë vendet baltike dhe skandinave kërkuan që Bashkimi Evropian të përgatit një biletë të qartë udhëtimi për integrimin e Ukrainës në bllok, duke shprehur shqetësim se Hungaria po tenton ta pengojë procesin, njoftoi Ukrinform. Siç njoftoi revista Politiko, duke iu referuar letrës së nënshkruar nga diplomatë të lartë nga Suedia, Finlanda, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Estonia. këto vende e kanë riafirmuar "angazhimin e plotëfuqishëm dhe të palëkundur ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE".

Bruksel - Sa më shumë që investojmë në mbrojtje, aq më shumë e vlerësojmë atë, ndërsa gjatë dekadave të fundit nuk kemi mbajtur llogari sa duhet, porositi sot Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas me rastin e prezantimit të Librit të bardhë për mbrojtjen evropiane “Gatishmëri 2030”. "Duhet të shpenzojmë më shumë. Njëherësh, vlera e shtuar e të punuarit së bashku është e paçmueshme. Kjo na jep një avantazh konkurrues që është i pazëvendësueshëm kudo në botë", ka thënë Kallas.

Stamboll - Studentët që e kanë mbështetur prefektin e arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamogllu, në Universitetin e Stambollit, gjatë demonstratave të sotme depërtuan barrikadat e policisë, pas së cilës policia ndërhyri me gaz lotsjellës, njofton DPA, duke cituar mediat lokale. Veprimi erdhi pasi opozita kryesore e Turqisë, Partia Republikane Popullore (CHP) bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare pas arrestimit të prefektit të Stambollit, Ekrem Imamoglëu.

Gazë - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, i cili është nën kontroll  të Hamasit, sot  njoftoi se në sulmet izraelite në 48 orët e fundit janë vrarë 970 persona. Numri i të vdekurve që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, të cilin ministria njoftoi të hënën, është 48.577, dhe në raportin e ri ka 49.547 viktima. 

Gazë - Armata izraelite sot dërgoi thirrje të re deri te popullata në Gazë për t'u evakuuar nga zonat e rrezikshme të luftës në pjesën veriore dhe jugore të enklavës, një ditë pas bombardimeve intensive, në të cilat Hamasi kumtoi se jetën e kanë humbur më shumë se 400 njerëz. Ky urdhër për evakuim ka të bëjë me rajonet Beit Hanun, Kirbet Kuza, Abasan al-Kabira dhe Abasan al-Xhadida.

Helsinki - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot në Helsinki deklaroi se planifikon të bisedojë me presidentin amerikan Donald Tramp më vonë gjatë ditës. Zelenski pas bisedimeve me presidentin finlandez Aleksandar Stub tha se ai pret nga Trampi të dëgjojë detaje nga biseda e tij me presidentin rus Vlladimir Putin të martën, publikoi servisi publik finlandez Ile. Ai theksoi se Ukraina është e gatshme të dërgojë delegacion në SHBA për të diskutuar për armëpushim, duke deklaruar se lufta nuk mund të përfundojë pa pjesëmarrjen e Ukrainës në negociata. 

Moskë - Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trampi dhe Vladimir Putini, kanë biseduar për mundësinë e mbajtjes së një sërë ndeshjesh të hokejit mes dy vendeve, njoftoi Kremlini. Sipas Moskës, Truampi e mbështeti iniciativën e Putinit për organizimin e ndeshjeve në SHBA dhe Rusi, me pjesëmarrjen e ligave të hokejve të të dy vendeve. Në kumtesën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë  për bisedën nuk përmendet  hokeji, ndërsa  Liga Kombëtare e Hokejve (NHL) e SHBA-së deklaroi se për idenë ka kuptuar vetëm pas përfundimit të bisedës.