Libani dhe Siria kanë arritur marrëveshje për armëpushim pas përleshjeve të përgjakshme në kufi
- Ministrat e Mbrojtjes së Libanit dhe Sirisë, Mishel Mansi dhe Murhaf Abu Kasra, kanë arritur marrëveshje për armëpushim pas përleshjeve dyditore ndërkufitare, njoftuan Ministritë e Mbrojtjes të dy vendeve.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:11, 18 March, 2025

Damask, 18 mars 2025 (MIA) - Ministrat e Mbrojtjes së Libanit dhe Sirisë, Mishel Mansi dhe Murhaf Abu Kasra, kanë arritur marrëveshje për armëpushim pas përleshjeve dyditore ndërkufitare, njoftuan Ministritë e Mbrojtjes të dy vendeve.
Në konfliktin humbën jetë tre ushtarë nga armata e sapoformuar siriane dhe shtatë qytetar libanez, ndërsa të paktën 52 persona janë lënduar, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Kufiri mes dy vendeve është vatër tensioni që nga përmbysja e presidentit sirian Bashar al-Asad para tre muajve. Asadi ishte aleat i Iranit dhe grupit të armatosur libanez "Hezbollah", i cili tani akuzohet për përfshirje në vrasjen e tre ushtarëve sirianë. Grupi i ka mohuar akuzat.
Ndërkohë, armata siriane ka dërguar përforcime drejtë kufirit, përfshirë tanke dhe këmbësori. Armata libaneze, megjithatë, iu përgjigj bombardimeve nga territori sirian dhe vendosi trupa shtesë në zonë. qa/
Foto: Uikipedia