Shtëpia e Bardhë: Hamasi e zgjodhi luftën me refuzimin për t'i liruar pengjet
- Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se grupi i Hamasit ka zgjedhur luftën me atë që ka refuzuar që t'i lirojë pengjet në Rripin e Gazës, raportuan mediat franceze.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:47, 18 March, 2025

Uashington, 18 mars 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se grupi i Hamasit ka zgjedhur luftën me atë që ka refuzuar që t'i lirojë pengjet në Rripin e Gazës, raportuan mediat franceze.
Izraeli gjatë natës i kreu sulmet e tij më intensive në enklavë që nga 19 janari, kur hyri në fuqi marrëveshja për armëpushim në Gazë.
"Hamasi mund të kishte liruar pengjet për të vazhduar armëpushimin, por refuzoi dhe zgjodhi luftën", tha Brajan Hjuz, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së në kumtesë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë të kontrolluar nga Hamasi, në sulmet kanë humbur jetën mbi 400 njerëz, ndërsa mbi 500 janë plagosur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ai urdhëroi sulmet për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet për vazhdimin e armëpushimit.
Zyrtarët thanë se operacioni nuk është i kufizuar në kohë dhe pritet të zgjerohet.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se ishte konsultuar me Netanjahun dhe shprehu mbështetje për aksionet e Izraelit.
Foto: Arkivi i MIA-s