Punonjësit socialë dhe psikologët e Kryqit të Kuq i Greqisë ndodhen në spitalet e Selanikut për të ndihmuar të afërmit e të lënduarve
- Ekipi i punonjësve socialë – psikologëve nga Kryqi i Kuq i Greqisë ndodhet në spitalet në Selanik dhe po ofron ndihmë për familjarët e të lënduarve të cilët janë të hospitalizuar, informuan nga Kryqi i Kuq i Greqisë në rrjetet sociale, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fami Bajrami
- 17:33, 18 March, 2025

Athinë, 18 mars 2025 (MIA) - Ekipi i punonjësve socialë – psikologëve nga Kryqi i Kuq i Greqisë ndodhet në spitalet në Selanik dhe po ofron ndihmë për familjarët e të lënduarve të cilët janë të hospitalizuar, informuan nga Kryqi i Kuq i Greqisë në rrjetet sociale, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Paralelisht potencuan se pas tragjedisë në Koçan menjëherë kanë kontaktuar me Kryqin tonë të Kuq, "duke pasur parasysh bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të shkëlqyer" për t'iu përgjigjur nevojave humanitare.
"Kryqi i Kuq i Greqisë ka njoftuar si ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Greqi, ashtu edhe presidentin e Kryqit të Kuq të shtetit fqinj për mundësitë që ka për të ndihmuar familjet dhe të afërmit e personave të cilët janë transferuar për trajtim në vendin tonë, në lidhje me akomodimin, ushqimin dhe mbështetjen psikologjike, informuan nga Kryqi i Kuq. rq/
Foto: Kryqi i Kuq i Greqisë