• Saturday, 29 March 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tusk: Ndërtojmë një Evropë të sigurt, të armatosur dhe të bashkuar kundër kërcënimit rus

Tusk: Ndërtojmë një Evropë të sigurt, të armatosur dhe të bashkuar kundër kërcënimit rus

Bruksel, 20 mars 2025 (MIA) - Samiti i sotëm i BE-së do t'i kushtohet finalizimit të fazës së parë të projektit më të rëndësishëm evropian në dekadat e fundit - "ndërtimit të një Evrope të sigurt, të armatosur dhe të bashkuar kundër kërcënimit rus", porositi sot kryeministri polak Donald Tusk përpara se të nisej për në seancën e Këshillit Evropian në Bruksel.

"Mund të mbani mend se sa herë ishim vetëm kur paralajmëruam partnerët e tjerë evropianë për kërcënimin rus, ndërsa tani do të shohim Evropën të bashkohet rreth të njëjtit problem me të cilin Polonia shpesh përballej vetëm", deklaroi Tusk vendi i të cilit aktualisht udhëheq me Këshillin e BE-së.

Tusk i bëri thirrje presidentit polak Andzhej Duda që të ratifikojë ndryshimet në Ligjin për migracionin dhe azilin, me çka do t'i lejojë Qeverisë të pezullojë përkohësisht kërkesat për azil nga emigrantët ilegalë.

Sipas Tuskut, kjo është e nevojshme që Polonia të kundërshtojë "presionin në rritje" në kufirin e saj me Bjellorusinë, në kushtet kur Minsk dhe Moska inkurajojnë migrimin ilegal në kufijtë e jashtëm të BE-së.

"De fakto po udhëhqin luftë, të cilën ata e quajnë hibride, por është diçka më serioze se një luftë hibride", shtoi Tusk përpara se të nisej për në Samitin e BE-së në Bruksel.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s