• Wednesday, 19 March 2025

Starmer e informoi Trampin mbi përpjekjet e "koalicionit të të përgatiturve" për të mbështetur Ukrainën

Starmer e informoi Trampin mbi përpjekjet e

Londër, 18 mars 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer ka informuar presidentin amerikan Donald Tramp për bisedimet midis përfaqësuesve të "koalicionit të të përgatiturve" për përforcimin e Ukrainës dhe për të siguruar mbështetje në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, kumtoi sot zëdhënësi i tij.

Zëdhënësi theksoi se Starmeri dhe Trampi kanë biseduar mbrëmë vonë.

"Gjatë bisedës, kryeministri e informoi presidentin Tramp për video-konferencën e "koalicionit të të përgatiturve" që u mbajt të shtunën.....Starmeri përsëriti se të gjithë duhet të punojnë së bashku për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në luftën me Rusinë", tha zëdhënësi i kryeministrit britanik, transmetojnë nga  Independent.

I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar do të ishte e përgatitur të pranojë dorëzimin e sovranitetit të Rusisë mbi gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, zëdhënësi i Starmerit tha se lufta mund të përfundojë vetëm përmes negociatave në qendër të Ukrainës.

Starmer dhe presidenti francez Emanuel Makroni po udhëheqin përpjekjet për të formuar një "koalicion të të përgatiturve" të përbërë nga vende të gatshme për të ofruar ushtarë ose mbështetje për paqeruajtësit nëse arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai ishte dakord në parim për një armëpushim, por vendosi një numër të madh kushtesh për çdo plan paqeje.

Presidenti amerikan Donald Tramp tha se Uashingtoni dhe Moska tashmë kanë filluar të bisedojnë "ndarjen e një territori të caktuar" midis Ukrainës dhe Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund konfliktit. Një lëvizje e tillë do të shkaktonte pakënaqësi në Evropë, pasi që do të shihej si një shpërblim për pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj, shkruan gazeta britanike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s