• Tuesday, 18 March 2025

Honduras: Dymbëdhjetë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në det

Honduras: Dymbëdhjetë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në det

Tegusigalpa, 18 mars 2025 (MIA) - Dymbëdhjetë persona e kanë humbur jetën në një aksident të një aeroplani të vogël pasagjerësh në ishullin Roatan në Hondurasin verior, njoftuan autoritetet lokale. Në aeroplan kishte gjithsej 18 persona  - 15 udhëtarë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. 

Aksidenti ndodhi gjatë fluturimit për në qytetin La Sejba, kur aeroplani, modeli "Xhetstrim", u kthye djathtas, doli nga pista dhe ra në det.

Në mesin e viktimave është muzikanti i famshëm honduras, Aurelio Martinez, pjesëtar i komunitetit etnik Garifuna. Një shtetase franceze është mes të mbijetuarve, por e lënduar.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak i rrëzimit ka qenë një defekt mekanik. Aeroplani u mbyt në thellësi të madhe dhe ekipet e shpëtimit, përfshirë zhytësit, janë angazhuar në gjetjen e viktimave dhe mbetjeve të aeroplanit.

Ishulli Roatan është një nga destinacionet më të njohura turistike në Honduras. qa/bsh/

Foto: Gugëll map