• Sunday, 02 February 2025

BE/Zgjedhje: Shtetet në korrik do të zgjedhin nga 6 deri 96 eurodeputetë, por rregullat kombëtare janë shumë të ndryshme

BE/Zgjedhje: Shtetet në korrik do të zgjedhin nga 6 deri 96 eurodeputetë, por rregullat kombëtare janë shumë të ndryshme

Bruksel, 25 maj 2024 (MIA) - Qytetarët e vendeve nga Bashkimi Evropian nga 6 deri më 9 korrik dalin në votim që të zgjedhin përfaqësues në Parlamentin Evropian, por sipas rregullave në zgjedhje që dallojnë shumë nga vendi në vend - në disa vende pragu zgjedhor është 5 për qind, ndërsa në të tjera nuk ka, përderisa në disa vende mund të votojnë madje edhe 16-vjeçarët.

Në shumicën e vendeve evropiane zgjedhjet mbahen më 9 korrik, ato fillojnë më 6 korrik kur mbahen në Holandë.

Një ditë më vonë irlandezët dhe çekët dalin në votim, përderisa më 8 qershor zgjedhje për Parlamentin Evropian mbahen në Letoni, Maltë, Sllovaki dhe Itali. Në dy vende zgjedhjet mbahen gjatë dy ditëve - Çeki dhe Itali.

Për përbërjen e ri, Parlamenti Evropian nuk do t'i ketë 705 deputetë si deri më tani, por 720.

Numri minimal i deputetëve evropianë për një vend është gjashtë. Vendet më të vogla evropiane - Malta, Qiproja dhe Luksemburgu - kanë aq eurodeputetë. Gjermania ka më së shumti eurodeputetë, 96. 

Qytetarët e 14 vendeve të BE-së munden, nëse jetojnë jashtë vendit, të votojnë me postë.

Kroacia është në mesin e tetë vendeve qytetarët e së cilës të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë vetëm me votim në përfaqësitë diplomatike në vend. Në katër vende (Çekia, Irlanda, Malta dhe Sllovakia) nuk ka mundësi për votim jashtë shtetit, përderisa vetëm një (Estonia) ka mundësi për votim elektronik.

Votimi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është i detyrueshëm në Belgjikë, Bullgari, Luksemburg dhe Greqi.

Në shumicën e vendeve, duke e përfshirë edhe Kroacinë, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian ka vetëm një njësi zgjedhore. Përjashtim në këtë kuptim janë Belgjika, Irlanda, Italia dhe Polonia.

Prag zgjedhor prej pesë për qind ekziston në nëntë vende. Megjithatë, shumica e vendeve, më saktë 13 e tyre, nuk kanë prag të caktuar zgjedhor. Pragu zgjedhor është katër për qind në Itali, Austri dhe Suedi, tre për qind në Greqi dhe 1,8 për qind në Qipro.

Mosha e votimit është e njëjtë me moshën madhore në shumicën e shteteve anëtare. Në Greqi mund të votojnë edhe shtatëmbëdhjetë vjeçarët, ndërsa në Belgjikë, Gjermani, Maltë dhe Austri mund të votojnë në moshën 16 vjeçare.

Mosha minimale e kandidatëve në zgjedhje varion prej 18 deri 25 vjet. Në 15 shtete mosha minimale e kandidatëve është 18 vjet. 

Tre vjet më i vjetër se mosha minimale është rregull në madje nëntë vende, përderisa në Rumani kandidati duhet të ketë të paktën 23 vjet, ndërsa në Greqi dhe Itali 25 vjet. fc/

Fotografia: EPA