• Friday, 21 March 2025

Zjarri në Londër vihet nën kontroll

Zjarri në Londër vihet nën kontroll

Londër, 21 mars 2025 (MIA) - Zjarri që sot mbylli aeroportin Hitrou të Londrës tani është vënë nën kontroll, kumtoi Brigada kundër zjarreve në Londër.

Në publikimin në X shërbimi shtoi se do të fillojë hetim për rastin.

Zjarri shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në një numër të madh të shtëpive dhe bizneseve lokale. Zjarrfikësit evakuuan 29 persona nga pronat fqinje dhe u krijua një kordon prej 200 metra si masë paraprake, pas çka u evakuuan 150 persona. Për shkak të tymit të madh, banorët janë këshilluar të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura. 

Zjarrfikësit u lajmëruan për rastin në orën 23:23, ndërsa ekuipazhet nga Hejs, Hitrou, Hillingdon, Sauthol dhe stacionet e zjarrit përreth u dërguan në vendngjarje. rq/

Foto: DPA