• Saturday, 22 March 2025

Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën në një sulm ajror ndaj një ndërtese të Gazës

Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën në një sulm ajror ndaj një ndërtese të Gazës

Tel-Aviv, 21 mars 2025 (MIA) - Gjashtë fëmijë janë vrarë sot në një sulm ajror izraelit ndaj një ndërtese banimi në qytetin e Gazës, njoftuan sot mediat palestineze, transmeton DPA.

Disa persona të tjerë janë plagosur, thuhet në raport. Ushtria izraelite njoftoi se do të hetonte raportin.

Ushtria izraelite ka kryer sulme të rënda ajrore kundër Hamasit dhe grupit palestinez Xhihadi Islamik (PIJ) që nga mbrëmja e së hënës.

Me këtë praktikisht përfundoi armëpushimi që kishte hyrë në fuqi që nga 19 janari. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për dhunën e ripërtërirë.

Ushtria izraelite bëri të ditur se po operonte sërish me trupa tokësore në disa zona të Rripit të Gazës.mb/

Foto: MIA